Nga Avokate
Anxhela Lami

Zgjidhjet e Marteses

Martesa juaj po shkon drejt fundit dhe zgjidhja më e mirë në këto momente është divorci por jeni të shqetësuar mbi ndarjen e kujdestarisë së fëmijëve apo pasurisë tuaj ?

Divorci, i njohur gjithashtu si shpërbërja e martesës, është procesi i ndërprerjes së martesës ose bashkimit martesor. Kjo zakonisht përfshin anullimin ose riorganizimin e detyrave ligjore dhe përgjegjësive të martesës, duke shpërndarë kështu lidhjet e martesës midis një çifti të martuar nën sundimin e ligjit të një shteti.

Pas një martese të konsumuar dhe me probleme, divorci është zgjidhja më e mirë për të dyja palët, sidomos kur kanë dhe fëmijë në mes.

Qytetarët para dhe pas divorcit janë të painformuar për procedurat ligjore, posaçërisht për zgjidhjen e pasojave te martesës, ç’ka sjellë konfuzion te secili prej tyre e për këtë arsye suporti dhe mbështetja e një avokati u siguron te gjithëve një mbrojtje te efektshme si dhe zgjidhjen e pasojave në kohën dhe mënyrën e duhur.

Por pyetja që i mundon të gjithë, është se cfarë bëhet me pasurinë në rast divorci?


Çdo partner ka të drejtë të barabartë të pasurive, çdo gjë që kanë pasur të dy në përdorim p.sh. makinë, shtëpi, motor, mobilje, çdo gjë ndahet në mënyrë të barabartë. Kështu që të jeni të sigurt që do të merrni pjesën që ju takon, mos ngurroni të drejtoheni tek një avokat që të merret me çështjen tuaj dhe sipas ligjeve të kërkojë të drejtën tuaj.


Akoma dhe për pasurinë që partnerët kanë pasur para martesës ose dhe pas martesës merret parasysh. Dhe normalisht partneri që do të ketë dhe kujdestarinë e fëmijës ka një avantazh më shumë.

Në shumë raste, një nga partnerët kërkon pasurinë e vet, gjërat që ai ka blerë vetë apo që janë në emrin e tij. Dhe në rastet kur partneri tjetër refuzon, gjykata duhet të vendosë për ndarjen e pasurisë. Në këtë rast duhet të drejtoheni tek një avokat që të mbyllet çështja më shpejt dhe me sa më pak shpenzime.

Nëse dhe ju keni një rast të tillë gjithashtu mund t’i jepni fund shqetësimit tuaj duke u drejtuar në zyrën tonë të avokatisë, ku përfaqësimi dhe përforcimi i zërit tuaj në gjykatë mundësohet denjësisht nga avokatet tona!

Gjithashtu ju mund të shkoni në gjykatë vetëm për pak herë me avokat në rastet e divorcit me marrëveshje.
Jeni të mikpritur në Studio ligjore Ceci Corp Attorneys për të ndjekur konsulencat tona dhe për të marrë realisht atë që ju kërkoni!

Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys ju asiston për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)