Nga Avokate/Administratore
Anxhela Lami

Sigurimet shoqërore dhe pensioni

Keni shqetësime se ju ka ardhur koha e pensionit por keni probleme me njohjen e disa viteve punë apo jeni një ish ushtarak dhe nuk ju njihen disa vite pune për të përfituar pensionin?

Të gjithe e dimë se problematikat me sigurimet shoqerore vijojnë të jenë prezente dhe në ditët e sotme. Cështjet janë nga më të ndryshmet duke filluar me masen jo të duhur të përfitimit të pensionit,mosnjohjen e invaliditetit nga komsionet mjekësore apo mosnjohjen e viteve të punës.
Sidoqoftë zyra jonë e avokatisë është këtu për ju! 

Por ankuesit kryesisht për shkak të mosnjohjes së ligjit përkatës nuk kanë konsumuar shkallët e ankimit administrativ në Komisionet e Apelit pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore si dhe në Komisionin Qendror të Apelit pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Gjithashtu dhe kur qytetarët janë interesuar pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ata kanë marrë përgjithësisht përgjigje në mënyrë verbale dhe jo shkresore, duke mos u qartësuar për kërkesat e tyre dhe duke mos krijuar një bazë për cështjen e tyre.

Pikërisht në këto raste ndihma juridike e një avokati është e favorshme duke i dhënë mundësinë qytetarit të qartësohet për problemin e tij, pa i hyrë proçedurave të zgjatura administrative.
Ndihma dhe konsulenca juridike e  zyrës së avokatisë Ceci Corp Attorneys do të ofrohet gjithmonë për ju në cdo moment!

Avokatet e zyrës ju asistojnë mbi këto problematika dhe nëse po kërkoni të aplikoni për pensionin e pleqërisë apo pensione të tjera sipas kategorive, bazuar në ligjin shqiptar të Sigurimeve Shoqërore ju asistojnë konkretisht me:

1. Përgatitjen e dokumentave për aplikim pensioni.
2. Aplikimin për pension në portalin qeveritar “E-albania”.
3. Dërgimin e dokumentacionit dhe ndjekjen e të gjithë procedurës së aplikimit deri në lidhjen e pensionit tuaj personal. (Afati i lidhjes se pensionit nga dorëzimi i dokumentacionit është 30-45 ditë kalendarike)

Ejani pranë zyrës sonë për të ndjekur të gjitha konsulencat dhe hapat e duhura për të zgjidhur problemin tuaj dhe lijani në dorë Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys, partnerit dhe avokatit më të sigurt në fushën e ligjit, fitimin e të drejtave tuaja dhe përfaqësimin në gjykatë denjësisht!

Drejtohuni pranë Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys për asistim në cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel : 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
 Tirana, Albania 1001