Shërbime
Jemi unik në atë që bëjmë.
Jemi këtu për t’ju ndihmuar!
Ceci Corp Attorneys mbulon të gjitha cështjet ligjore për të gjitha fushat e ligjit. Falë eksperiencës por dhe falë bashkëpunimeve të frytshme arrijmë të përmbyllim me sukses cdo cështje që marrim përsipër. Shikoni më poshtë për më shumë informacion mbi cështjet që ne mbulojmë.
Çështje Penale
Studio ligjore “Ceci Corp Attorneys”, është maksimalisht e fokusuar në mbrojtjen ligjore dhe respektimin e të gjitha të drejtave të klientëve tanë. Disa nga shërbimet që ofrohen nga studio jonë, në të drejtën penale, janë:
Konsulencë dhe asistencë ligjore gjatë proçesit penal
- Konsulencë dhe asistencë ligjore gjatë proçesit penal, duke filluar që nga momentet e para të ndjekjes penale, ndalimit, arrestimit, gjatë fazës së marrjes në pyetje, njoftimit të akuzës së të pandehurit, si dhe gjatë gjykimit te çeshtjes në gjykatë deri në daljen e vendimit përfundimtar.
- Konsulencë ligjore dhe perfaqësim te klientëve te saj përpara organeve hetimore, perpara Prokurorisë, si dhe përpara Gjykatës, në të gjitha statuset e mundshme që mund të përballen klientët tanë, si: person nën hetim, person që i atribuohet vepra penale, si i pandehur, si i dënuar, apo si i dëmtuar nga vepra penale.
- Përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave të personave të ndaluar gjatë fazës së vendosjes së masave të sigurimit, vleftësim arresti, ndalimi, ankim ndaj masave të sigurimit, paraqitje kërkesash për zëvendësim ose revokim mase sigurimi.
- Përfaqësim gjatë hetimeve paraprake, përpilim kërkesash fillestare, akte juridike, memorie, në lidhje me mbrojtjen ligjore përpara organit të akuzës.
- Konsulencë dhe ankimim të vendimeve të ndërmjetme që merr organi i akuzës, pjesëmarrje në zhvillimin e proçedurës hetimore nga ky organ, duke kërkuar kopje të provave apo duke paraqitur prova në favor të personave të ndaluar, që shërbejnë për marrjen e vendimit nga organi i akuzës.
- Konsulencë ligjore dhe përfaqësim gjyqësor duke marrë në mbrojtje klientët tanë gjatë zhvillimit të proçesit penal, duke i mbrojtur dhe përfaqësuar në të gjitha shkallët e gjykimit.
- Konsulencë ligjore në nënshkrimin e akteve juridike, kërkesa, memorie, prapësime, rekurse dhe kërkesa për rishikim vendimi penal të formës së prerë, si dhe përfaqësim në Gjykatën e Lartë.
- Ankime kundër vendimeve të Gjykatës së Lartë dhe përfaqësim gjyqësor në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, për çështje që lidhen me respektimin e proçesit të rregullt ligjor dhe me paligjshmërinë e vendimeve të dënimit të dhëna në disfavor të klientëve.
- Konsulencë në hartimin e të gjitha llojeve të kërkesave, ankimeve dhe rekurseve që lidhen me fazën e ekzekutimit të vendimit të dalë nga gjykata kompetente në mbrojtje të interesave të klientit.
- Asistencë ligjore dhe përfaqësim në çështjet që lidhen me kërkesat për falje, ulje dënimi, lirim me kusht, pezullim të ekzekutimit të dënimit dhe vënien në provë, parashkrim të ekzekutimit të dënimit, kompensim për dënim të padrejtë etj.
- Asistencë ligjore në proçeset që lidhen me proçedurat e ekstradimit dhe transferimit të të dënuarve me shtetësi shqiptare apo të huaj, me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Republikën e Shqipërisë. Hartimin e kërkesave për kompensimin e burgimit të padrejtë dhe përfaqësimin e tyre në proçesin gjyqësor për këtë çështje.
Çështje Civile
Studio ligjore “Ceci Corp Attorneys”, ofron konsulencë ligjore dhe përfaqësim në gjykatë për të gjitha çështjet civile që kanë të bëjnë me:
Përfaqësim në gjykatë për të gjitha çështjet civile
- Konsulencë juridike, hartim të kërkesë-padive, përfaqësim gjyqësor, në lidhje me fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë.
- Konsulencë juridike përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore.
- Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.
- Konsulencë juridike për çështjet e trashëgimisë ligjore dhe testamentare, përfaqësim në gjykatë për çeljen e trashëgimisë ligjore, kundërshtim të testamentit etj.
- Hartimin e kërkesë-padive dhe përfaqësimin e çështjeve në gjyq gjate proçesit gjyqësor për shpërblimin e dëmit moral apo ekzistencial, si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të kryera në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
- Hartimin e kërkesave për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i aksidenteve rrugore nga mjetet motorrike.
- Përfaqësim në gjykatë kunder Shoqërive të Sigurimit për shpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga mjetet motorrike apo dhe kundër Byrosë Shqiptare të Sigurimit.
- Konsulencë juridike, përfaqësim gjyqësor, hartim dokumentacioni, për çështjet e pasurisë që kanë të bëjnë me regjistrimin e tyre pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, etj.
- Përfaqësim ligjor pranë gjykatave të rretheve gjyqësore te ndryshme, gjykatave të shkallës parë dhe të apelit, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
- Përgatitje të kërkesë-padive dhe akteve të tjera juridike.
- Përgatitje të kërkesave të ndryshme drejtuar institucioneve të ndryshme: ankime, rekurse, njohje të vendimeve të huaja për efektet civile, etj.
Paduri Të Paluajtshme
Studio jonë ofron të gjithë informacionin e duhur për mënyrën e veprimit, proçedurat që duhen kryer dhe afatet që duhen respektuar, në mënyrë që pronarët e pronave të paluajtshme të pajisen me titullin e pronësisë dhe ta disponojnë atë lirisht dhe në përputhje me interesat e tyre. Studio jonë ofron konsulencë dhe përfaqësim pranë organeve administrative dhe instancave të sistemit gjyqësor, në lidhje me problemet ligjore që kanë të bëjnë me:
Përfaqësim pranë organeve administrative dhe instancave të sistemit gjyqësor
- Regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe çdo problem tjetër, që ka lidhje me pronat e paluajtshme.
- Ndjekjen e të gjitha proçedurave ligjore për investime në pasuri të paluajtshme.
- Proçedurat që duhen ndjekur për shitjen e pasurive të paluajtshme, marrjen me qira, shfrytëzimin, servitutet etj.
- Konsulencë juridike në lidhje me fitimin e pronësise, proçedurat që duhet të ndiqen në rastin e fitimit te pasurive me parashkrim fitues, si dhe regjistrimin e tyre në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Çështje Tregtare
Studio ligjore “Ceci Corp Attorneys”, ofron konsulencë dhe asistencë juridike për shoqëritë tregtare, në formën ligjore të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm që ka të bëjë me:
Konsulencë dhe asistencë juridike për shoqëritë tregtare
- Themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e akteve të themelimit, regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe pranë organeve të tjera të administratës shtetërore.
- Hartim statutesh dhe akte themelimi për shoqeritë tregtare.
- Administrimin e shoqërive tregtare, ndryshimet statutore, marrëdhëniet midis ortakëve, shitblerje të aksioneve dhe kuotave të shoqërisë, për mënyrën dhe formën ligjore të rritjes apo zvogëlimit të kapitalit themeltar të shoqërive tregtare, etj.
- Ndryshimin e formës ligjore të shoqërive nëpërmjet; bashkimit, shëndrrimit dhe likujdimit.
- Marrëdhëniet e shoqërisë tregtare me palët e treta.
- Përfaqësim në gjyq të shoqërive tregtare për çështje civile dhe administrative, si dhe përpara të gjitha organeve administrative apo institucioneve të ndryshme.
Çështje Administrative
Studio ligjore “Ceci Corp Attorneys”, ofron konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave, në të gjitha shkallët e gjykimit, për çështje administrative që kanë të bëjnë me:
Konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave
- Hartim të dokumentacionit të nevojshëm.
- Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shteterore.
- Ankim të akteve administrative individuale.
- Asistencë dhe përpilim të dokumentacionit për pjesëmarrje në tendera, propozimin dhe përgatitjen e konçensioneve, marrjen e lejeve, etj.
- Konsulencë dhe asistencë në komunikim me organet e adiministratës shtetërore.
- Konsulencë dhe asistencë në lidhjen e kontratave me organet e administratës shtetërore.
- Ankimim gjyqesor i akteve administrative dhe përfaqësim gjyqësor përpara gjykatave të shkallës së parë, të Apelit, dhe të Gjykatës së Lartë.
- Përfaqësim në gjykimet për kontrollin e ligjshmërisë së aktit në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.
- Përpilim kërkesash fillestare, peticione me gojë ose me shkrim, me anë të mjeteve të parashikuara në Kodin e Proçedurave Administrative, akte juridike, memorie, në lidhje me proçedimet administrative ku klientët tanë janë palë.
- Ankim ndaj vendimeve të ndërmjetme që merr organi administrativ, pjesëmarrje në zhvillimin e proçedurës hetimore nga organet administrative, duke kërkuar verifikimin e provave, duke paraqitur prova që shërbejnë për marrjen e vendimit nga ana e tij.
- Hartim dokumetacioni dhe ndjekje të proçedurave të tenderave dhe prokurimeve publike.
Çështje Punësimi
Studio ligjore “Ceci Corp Atorneys”, ofron konsulecë ligjore dhe perfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit, për çështje në fushën e së drejtës së punës, që kanë të bëjnë me:
Konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave
- Hartimin e kontratave individuale dhe kolektive të punës.
- Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar respektimin dhe shpërblimin e të gjitha detyrimeve nga ana e punëdhënësit, në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
- Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna dhe duke kërkuar kthimin në punë në rastin e personave që gëzojnë statusin e nënpunësit civil.
- Çështje që kanë të bëjnë me të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë.
- Mosmarrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.
- Mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me pagat, me detyrat e punëmarrësit në punë, uljet në detyrë apo dhe çdo problem tjetër që mund të lindë në mes palësh.
- Dëmtime dhe sëmundje në punë, etj.
- Çështje që kanë të bëjnë me pezullimin, kundërshtimin apo mosnjohjen e së drejtës së përfitimit të pensionit të pleqërisë.
Çështje Familjare
Studio ligjore “Ceci Corp Attorneys”, ofron asistencë dhe konsulecë ligjore në proçedurat që duhen ndjekur për zgjidhjen e martesës, përgatitjen e kontratave që rregullojnë regjimin pasuror martesor, përcaktimin e përgjegjësisë prindërore, kujdestarisë, etj. Studio jonë ofron konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit, në përpilimin e akt marrëveshjeve për zgjidhjen me mirëkuptim të martesës, apo çështje të tjera familjare që kanë të bëjnë me:
Konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave
- Zgjidhje martese dhe përfaqësim përpara organeve gjyqësore;
- Ndarjen e pasurisë së përbashkët, pjestim pasurie.
- Caktim detyrimi ushqimor, kundërshtimi i tij, apo ndryshimi i masës së pensionit ushqimor.
- Kundërshtim atësie, amësie të fëmijëve.
- Si dhe çdo problem tjetër që ka lidhje me çështjet familjare.
Çështje Intelektuale
Studio ligjore “Ceci Corp Attorneys” ofron shërbim në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin kombëtar apo ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, të markave tregtare, patentave, dizenjove industriale, treguesve gjeografikë, përfshi këtu aplikimin dhe regjistrim e patentave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ndjekjen e këtyre proçedurave pranë institucioneve përkatëse. Studio jonë ofron konsulencë ligjore në regjistrimin e liçensave, në aplikimin për ripërtëritje etj.
Konsulencë dhe përfaqësim në gjykatë në rast shkeljesh të të drejtave që kanë lidhje me pronësinë intelektuale. Keni shërbime për t’i kryer makinës suaj por ju mungon koha? Ceci Corp Attorneys ju asiston menjëherë: Nga më të rejat, tek më të vjetrat! Nga më klasiket, tek më sportivet! Nga ato të punës, tek ato të qefit! Ceci-Corp i merr përsiper te gjitha!
Konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave
- Kolaudim
- Pagesë Taksash
- Siguracion
- Targim
- Ndërrim Leje Qarkullimi
- Çregjistrim Automjeti
Kontrata
Studio ligjore “Ceci Corp Attorneys” ofron konsulencë ligjore në hartimin dhe nënshkrimin e të gjitha tipologjive të kontratave në mes palëve, persona fizikë apo juridikë, privatë apo shtetëror. Studio jonë ofron konsulencë juridike në lidhje me formën ligjore të; lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo marrëdhenive të tjera kontraktore. Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.
Çështje Emigracioni
Studio ligjore “Ceci Corp Attorneys”, merr përsipër ndjekjen e të gjitha praktikave që kanë të bëjnë me lejet e qëndrimit dhe të punës për të huaj, si dhe çdo dokument tjetër të nevojshëm për shtetasit e huaj që jetojnë apo punojnë në Republikën e Shqipërisë. Studio jonë ndjekë dhe asiston në të gjitha fazat që kanë të bëjnë me aplikimin dhe pajisjen me dokumentin e kërkuar nga shtetasit e huaj.
Aplikime Vizash
Ceci Corp Attorneys ju ofron konsulencë dhe ndjek hap pas hapi procedurat e aplikimit për viza turistike, studimesh, pune etj në të gjitha shtetet si dhe ju asiston me aplikimin e Llotarisë Amerikane. Fillimisht klienti paraqit preferencat e tij se ku dëshiron të emigrojë dhe mbi cfarë baze( turizëm, punë, studime, bashkim familjar) dhe zyra jonë e pajis me një fletë informacioni mbi të gjitha dokumentat që i nevojetet për të nisur me aplikimin. Sapo klienti i mundëson dokumentat, ato përkthehen, noterizohen e pajisen me vulë prefekture e apostile dhe më pas nisen procedurat e aplikimit.
Kohëzgjatja dhe pagesat variojnë sipas shtetit dhe ambasadës përkatëse dhe të gjitha këto i bëhen me dije klientit paraprakisht dhe janë të specifikuara në marrveshjen të firmosur e vulosur mes zyrës dhe klientit, ku secila palë pajiset me një kopje. Zyra jonë ju informon në lidhje me te gjitha procedurat përkatëse, dokumentacionet, kohëzgjatjen dhe pagesat për t’jua bërë aplikimin dhe procesin sa më të lehtë dhe të kënaqshëm klientëve tanë.
Aplikim per studime jashtë vendit
Studimi jashtë vendit mund të jetë një eksperiencë e paharrueshme që ju hap dyert kudo që të shkoni. Studimet jashtë ju ndihmojnë të njiheni me kultura të reja dhe të rriteni personalisht. Por nëse doni të shfrytëzoni maksimalisht mundësitë tuaja dhe të përfitoni sa më shumë nga përvoja juaj, është thelbësore të merrni një vendim të rëndësishëm se ku të studioni. Falë eksperiencës sonë Ceci Corp Attorneys, ju asiston me këtë vendim të rëndësishëm dhe bëhet ura lidhëse mes universitetit dhe ambasadës përkatëse. Ceci Corp Attorneys ju ofron nje kërkim të dizenjuar posacërisht për nevojat dhe dëshirat tuaja si dhe ju asiston hap pas hapi nga perzgjedhja e universitetit, aplikimi e deri ne marrjen e lejes së qëndrimit duke qenë partneri juaj më i sigurt.
Por si funksionon e gjithë procedura?
Ceci Corp Attorneys ju asiston me këtë vendim të rëndësishëm
- Fillimisht ju caktohet një takim konsulte në zyrën tonë për t’ju marrë të dhënat kryesore nota mesatare, niveli gjuhës, buxheti dhe preferencat e juaja, për degët, shtetet etj.
- Nënshkruhet marrëveshja mes jush dhe zyrës sonë dhe bihet dakord mbi të drejtat e përgjegjësitë e secilës palë
- Më pas niset researchi i dizenjuar për ju dhe seleksionohen disa nga universitetet më të përshtatshme
- Ju përzgjidhni një apo disa universitete ( nëse doni të aplikoni në disa).
- Në vijim përgatiten dokumentat përkatëse dhe pagohet tarifa e universitetit
- Ju përzgjidheni në universitet dhe më pas vijohet me procedurat e lejes së qëndrimit nëpërmjet ambasadës përkatëse.
Verifikim/ Heqje ndalesash në Zonën Shengen
Zyra jonë me fokus cështjet e emigracionit ju asiston me cdo problem tuajin, duke nisur nga verifikimet në kohë reale brenda javës së punës nëse klienti nuk është i sigurt për ndalesën apo afatin e ndalesës e deri në fshirjen e të dhënave nga Sistemi Informativ i Shengen e ai shqiptar TIM më pas. Përpara se të nisi procedura avokatet tona konsultojnë klientin në lidhje me cështjen e tij dhe më pas mes dy palëve nënshkruhet një deklaratë e cila mbahet në dy kopje për cdo rast.
Në vijim niset me procedurat e nevojshme dhe nga klienti kërkohet kopja e pashaportës së tij aktuale, prokura, certifikata personale/martese apo vërtetime të ndryshme sipas rastit.Më pas zyra jonë merret me të gjitha kërkesat e procedurat drejt shteteve përkatëse në mënyrë që cështja të përmbyllet me sukses brenda një kohe sa më të shpejtë! Drejtohuni dhe ju pranë zyrës sonë për të nisur me të gjitha procedurat e nevojshme në mënyre që të udhëtoni sërish lirshëm drejt gjithë Zonës Shengen!
Ne jemi të hapur për të zgjidhur cdo problem tuajin!
Bëhuni pjesë e një eksperience unike
Zyra jonë merr seriozisht dhe personalisht cdo cështje tuajën. Ne jemi këtu për t’ju asistuar dhe ndihmuar në cdo problem ligjor dhe gjygjësor tuajin duke qënë partneri juaj më i sigurt në cdo hap.
Bashkohuni me ne për ti dhënë zgjidhje problemit tuaj ku në cdo hap dhe fazë të nevojshme për tu ndërmarrë ne do jemi aty për ju! Falë eksperiencës ne punojmë me cdo institucion, organ dhe autoritet shqiptëtar e të huaj duke ofruar seriozitet, siguri, transparencë maksimale dhe sukses për cdo klient që ne marrim përsipër.
Cdo problem sado kompleks dhe i vështirë e ka një zgjidhje dhe ne do punojmë për t’ja u dhënë atë.Bëhuni dhe ju pjesë e rrugëtimit tonë dhe ne do ju garantojmë suksesin dhe arritjen e asaj që ju realisht kërkoni e dëshironi!
Ne do ju ndihmojmë në cdo hap të cështjes suaj!
Cdo cështje e marrë përsipër nga ne trajtohet me seriozitet dhe ndiqet deri në përmbylljen me sukses të saj.