Nga Avokate/Administratore
Anxhela Lami

Procedurat e divorcit

Dhjetëra cifte bashkëshortësh i drejtohen cdo ditë gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre. Në rastet e një martese të konsumuar, të dhunshme e të pakthyeshme divorci është zgjidhja më e mirë sidomos kur bëhet e pashëndetshme dhe për fëmijët. Shkaqet e arsyeve që cojnë në divorc mund të jenë ekonomike, sociale, migrimi, dhuna etj.

Qytetarët para dhe pas divorcit janë të painformuar për procedurat ligjore, posaçërisht për zgjidhjen e pasojave te martesës, ç’ka sjellë konfuzion te secili prej tyre e për këtë arsye suporti dhe mbështetja e një avokati u siguron te gjithëve një mbrojtje te efektshme si dhe zgjidhjen e pasojave në kohën dhe mënyrën e duhur.

Shumë nga aspektet procedurale përkatëse si dhe prova themelore në një mori gjykimesh nuk vlerësohen shpesh në formën e duhur nga trupat gjyqësore, ç’ka sjell si pasojë veprime apo vendime të marra në kundërshtim me ligjin, të cilat penalizojnë padrejtësisht palët në proces.

Për këtë arsye, palët kanë të drejtën sipas ligjit të ushtrojnë të drejtën e ankimit kundra çdo vendimi të gjykatës në gjykatat e niveleve më të larta, ndërsa këto të fundit kane detyrimin ligjor te vlerësojnë rast pas rasti ankimet e posaçme dhe vlerësimin e secilit për heshtjen përkatëse.

Gjithashtu pas divorcit, ish-bashkëshortëve, u duhet të zgjidhin një sërë problemesh të tjera me të tjera kosto si: problemin e pjesëtimit te pasurisë mes tyre, autorizimet për të lëvizur jashtë vendit me fëmijët etj.

Gjithashtu pas divorcit, ish-bashkëshortëve, u duhet të zgjidhin një sërë problemesh të tjera me të tjera kosto si: problemin e pjesëtimit te pasurisë mes tyre, autorizimet për të lëvizur jashtë vendit me fëmijët etj.

Nëse dhe ju keni një rast të tillë gjithashtu mund t’i jepni fund shqetësimit tuaj duke u drejtuar në zyrën tonë, ku përfaqësimi dhe përforcimi i zërit tuaj në gjykatë mundësohet denjësisht nga ne! Ju mund të shkoni në gjykatë vetëm për pak here në rastet e divorcit me marrëveshje.Jeni të mikpritur në zyrën tonë për të ndjekur konsulencat tona dhe për të marrë realisht atë që ju kërkoni!

Gjithashtu Ceci Corp Attorneys ju asiston për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga e Barrikadave, Pallati nr.18, Kati III (Pranë Aleances Franceze ose Mon Amour)
Tirana, Albania 1001