Nga Avokate/Administratore
Anxhela Lami

Probleme me sigurimet shoqërore

Problematika që ngrihet në ankesat e qytetarëve lidhur me sigurimet shoqërore vijojnë të jenë prezente.
Ankesa të tilla për masën e përfitimit të pensionit të pleqërisë, mosnjohjen e vjetërsisë në punë, mosdhënien e invaliditetit nga Komisionet Mjekësore të Caktimit të Aftësisë për Punë, mospërfitimin e shtesave të pensionit të pleqërisë, mosnjohjen si periudhë sigurimi të viteve të dënimit me burg jo politik, mosmarrje përgjigje për kërkesat për rishqyrtim të pensionit të pleqërisë apo dhe të shqyrtimit të kërkesave ankimore ndaj vendimeve të Degëve te Përfitimeve pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.

Por ankuesit kryesisht për shkak të mosnjohjes së ligjit përkatës nuk kanë konsumuar shkallët e ankimit administrativ në Komisionet e Apelit pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore si dhe në Komisionin Qendror të Apelit pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Gjithashtu dhe kur qytetarët janë interesuar pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ata kanë marrë përgjithësisht përgjigje në mënyrë verbale dhe jo shkresore, duke mos u qartësuar për kërkesat e tyre dhe duke mos krijuar një bazë për cështjen e tyre.

Në këto raste ndihma jonë juridike ka qënë e favorshme duke i dhënë mundësinë qytetarit të qartësohet për problemin e tij, pa i hyrë proçedurave të zgjatura administrative.

Mbi këto problematika ne ju asistojme me konsulencat tona mbi të gjitha dokumentacionet bazë për njohjen dhe përfitimin e pensionit për të gjitha kategoritë e parashikuara në ligj dhe mbi të gjitha hapat që duhen ndjekur për të arritur atë që ju kërkoni.
Ejani pranë zyrës sonë për të ndjekur të gjitha konsulencat dhe hapat e duhura për të zgjidhur problemin tuaj dhe lijani në dorë Ceci Corp Attorneys, partnerit më të sigurt në fushën e ligjit, fitimin e të drejtave tuaja dhe përfaqësimin në gjykatë denjësisht!

Drejtohuni pranë Ceci Corp Attorneys për asistim në cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PERFAQESOJMË MUNDESITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel : 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga e Barrikadave, Pallati nr.18, Kati III (Pranë Aleancës Franceze ose Pasticerisë Mon Amour)
Tirana, Albania 1001