Keni shqetësime se ju ka ardhur koha e pensionit por keni probleme me njohjen e disa viteve punë apo jeni një ish ushtarak dhe nuk ju njihen disa vite pune për të përfituar pensionin?
Të gjithe e dimë se problematikat me sigurimet shoqerore vijojnë të jenë prezente dhe në ditët e sotme. Cështjet janë nga më të ndryshmet duke filluar me masen jo të duhur të përfitimit të pensionit,mosnjohjen e invaliditetit nga komsionet mjekësore apo mosnjohjen e viteve të punës.
Sidoqoftë zyra jonë e avokatisë është këtu për ju!
Mbi 26 mijë punonjës rezultojnë me gabime në emër ose mbiemër në sistemin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kur këto të dhëna kryqëzohen me regjistrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Një auditim i vitit 2017 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i klasifikuar si audit për Teknologjinë dhe Informacion ka zbuluar një seri problematikash që nisin nga sistemet e back-up e deri tek mosrakordimi i emrave mes Tatimeve, ISSH dhe Gjendjes Civile.
– Janë identifikuar 669 punonjës të cilët nuk gjenden në regjistrin e DPGJC. Këta punonjës nuk gjenden as në regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë.
– Janë identifikuar 26,314 raste kur emri ose mbiemri i punonjësit të deklaruar nuk është i njëjtë me atë të DPGJC për të njëjtin NID.
– Janë identifikuar 80 raste kur të dhënat për emrin dhe mbiemrin janë të ndryshëm, çfarë do të thotë se këta persona janë të ndryshëm.
– Nga kontrolli i të dhënave për NID-et e “sakta në format” me regjistrin e personave që kanë ndërruar jetë të DPGJC, rezulton se DPT i dërgon ISSH informacion për 4,028 persona të cilët kanë ndërruar jetë prej kohësh.
Pikërisht në këto raste ndihma juridike e një avokati është e favorshme duke i dhënë mundësinë qytetarit të qartësohet për problemin e tij, pa i hyrë proçedurave të zgjatura administrative.
Ndihma dhe konsulenca juridike e zyrës së avokatisë Ceci Corp Attorneys do të ofrohet gjithmonë për ju në cdo moment!
Avokatet e zyrës ju asistojnë mbi këto problematika dhe nëse po kërkoni të aplikoni për pensionin e pleqërisë apo pensione të tjera sipas kategorive, bazuar në ligjin shqiptar të Sigurimeve Shoqërore ju asistojnë konkretisht me:
1. Përgatitjen e dokumentave për aplikim pensioni.
2. Aplikimin për pension në portalin qeveritar “E-albania”.
3. Dërgimin e dokumentacionit dhe ndjekjen e të gjithë procedurës së aplikimit deri në lidhjen e pensionit tuaj personal. (Afati i lidhjes se pensionit nga dorëzimi i dokumentacionit është 30-45 ditë kalendarike)
Ejani pranë zyrës sonë për të ndjekur të gjitha konsulencat dhe hapat e duhura për të zgjidhur problemin tuaj dhe lijani në dorë Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys, partnerit dhe avokatit më të sigurt në fushën e ligjit, fitimin e të drejtave tuaja dhe përfaqësimin në gjykatë denjësisht!
Drejtohuni pranë Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys për asistim në cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash
NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!
Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel : 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001