Nga Avokate/Administratore
Anxhela Lami

Pasuritë e paluajtshme

Zyra jonë e avokatisë ofron konsulencë të detajuar me të gjithë informacionin e duhur për mënyrat e veprimit dhe afatet përkatëse të cilat janë shumë të rëndësishme në pajisjen e pronarëve të pronave të paluajtshme me titullin e pronësisë

Për të qartësuar termat në lidhje me pasuritë e paluajtshme shpjegimi është si më poshtë :

1)Pasuri e paluajtshme është toka, burimet ujore, ndërtesat, objektet dhe çdo gjë tjetër e paluajtshme sipas dispozitave ligjore përkatëse.

2)Pronar është personi, emri i të cilit është regjistruar si pronar i pasurisë së paluajtshme, sipas “Ligjit Nr.7843, Datë 13.7.1994 Për Regjistrimin E Pasurive Të Paluajtshme, të Ndryshuar”;

3)Regjistrim fillestar është regjistrimi për herë të parë i pasurisë së paluajtshme, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dhe në nenin 192 të Kodit Civil.

Regjistrimi i një pasurie të paluajtshme i jep personit si individ, si bashkëpronar apo si përfaqësues i familjes, të drejtën për të disponuar këtë pasuri të paluajtshme në përputhje me ligjin. Çdo kontratë apo dokument tjetër që ka efekt mbi të drejtat mbi pasuritë e paluajtshme duhet të paraqiten për regjistrim jo më vonë se tridhjetë ditë nga koha e realizimit.

Gjithashtu mbledhja e dokumentacioneve për regjistrim apo procedura të tjera që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, i cili vërtitej nëpër zyra pa një zgjidhje konkrete të problemit të tij që nga Janari 2020 shumë prej procedurave janë bërë online duke ofruar lehtësi si dhe  tani më është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit që të ofrojë certifikata dhe mbledhje të dokumentacioneve për të.

Falë eksperiencës sonë dhe bashkëpunimeve të frytshme me avokat, koleg dhe ekspert të fushës studio ligjore Ceci Corp u mundëson pajisjen me titullin e pronësisë dhe u asiston me cdo detaj lidhur me pronat e paluajtshme. Drejtohuni pranë nesh për t’i dhënë fund problemeve e tejzgjatjeve të cështjes suaj!

Ceci Corp Attorneys ju asiston për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati 2. (Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001