Nga Avokate/Administratore
Anxhela Lami

Njohja e divorcit

Jeni të shqetësuar për ndarjen e pasurisë, kujdestarinë e fëmijëve apo detajeve të tjera që vijnë për shkak të divorcit? Pavarësisht se njohja e procesit të divorcit është një ndër problematikat më shqetësuese për të gjithë individet,të painformuar për procedurat ligjore të cilat sjellin jo pak konfuzion ne jemi këtu për ju!

Dhjetëra cifte bashkëshortësh i drejtohen cdo ditë gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre. Në rastet e një martese të konsumuar, të dhunshme e të pakthyeshme divorci është zgjidhja më e mirë sidomos kur bëhet e pashëndetshme dhe për fëmijët. Shkaqet e arsyeve që cojnë në divorc mund të jenë ekonomike, sociale, migrimi, dhuna etj.

Në rastet e zgjidhjes së martesës me marrëveshje e pëlqim paraprak e gjithë procedura gjyqësore fillon me paraqitjen e një kërkese të përbashkët të të dy bashkëshortëve të përfaqësuar nga ne së bashku dhe me detajet e rëna dakord.

Në rastet me kërkesën e vetëm njërës palë, duhen provuar shkaqe të ndryshme si grindjet, keqkuptimet, dhuna apo cdo shkak tjetër që konsiderohet i nevojshëm për zgjidhjen e martesës. Seanca e parë gjygjësore konsiston në seancën e pajtimit nëse mardhënia mes palëvë mund të përmirësohet dhe më pas kalohet në fazat e tjera.Ky rast fatkeqësisht është më i hasuri në vendin tonë.

Rasti tjetër konsiston në jetesën në distancë të ciftit, në afat minimalisht 3 vjecar ku pala që kërkon zgjidhjen e martesës duhet të paraqesë në gjykatë kërkesë padinë në mënyrë që të shqyrtohet nga ana e gjykatës e më pas të vijohet me procesin.

Shumë nga aspektet procedurale përkatëse si dhe prova themelore në një mori gjykimesh nuk vlerësohen shpesh në formën e duhur nga trupat gjyqësore, ç’ka sjell si pasojë veprime apo vendime të marra në kundërshtim me ligjin, të cilat penalizojnë padrejtësisht palët në proces.

Gjithashtu pas divorcit, ish-bashkëshortëve, u duhet të zgjidhin një sërë problemesh të tjera me të tjera kosto si: problemin e pjesëtimit te pasurisë mes tyre, autorizimet për të lëvizur jashtë vendit me fëmijët etj.

Nëse dhe ju keni një rast të tillë gjithashtu mund t’i jepni fund shqetësimit tuaj duke u drejtuar në zyrën tonë, ku përfaqësimi dhe përforcimi i zërit tuaj në gjykatë mundësohet denjësisht nga ne! Ju mund të shkoni në gjykatë vetëm për pak here në rastet e divorcit me marrëveshje.Jeni të mikpritur në zyrën tonë për të ndjekur konsulencat tona dhe për të marrë realisht atë që ju kërkoni!

Gjithashtu Ceci Corp Attorneys ju asiston për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga e Barrikadave, Pallati nr.18, Kati III (Pranë Aleances Franceze ose Mon Amour)
Tirana, Albania 1001