Nga Juriste
Xhensila Gjaci

Një tjetër cështje e suksesshme – Klienti L.N

Cdo ditë në zyrën tonë mbërrijnë përgjigje pozitive me dokument fizik për personat me ndalesa në Zonën Shengen.
E rradhës ishte përgjigja për klientin tonë me iniciale L.N, i cila kishte marrë ekspuls me  shtetin Italian. Klienti e kishte marrë ndalesën për arsye të dokumentave, për një afat 5 vjecar. 

Klientit tashmë dhe përse afati ishte përfunduar i ndalesës, sërish kishte pengesë për të udhëtuar. Duke qënë se nuk kishte ndërmarrë veprime për ta fshirë ekspulsin nga sistemi sapo i përfundoi afati, atij i ishte rinovuar ndalesa.

Ndaj gjithmonë është e rëndësishme të procedohet menjeherë sapo përfundon afati për të mos lënë hapësira për rinovime, në mënyrë që dhe cështja të mos tejzgjatet. Gjithsesi sapo na kontaktoi klienti i caktuam konsultën në zyrë dhe proceduam menjëherë me pregatitjen e dokumentave, kërkesave, prokurën dhe me të gjitha hapat e tjerë për ta përmbyllur cështjen me sukses në një kohë sa më të shpejtë.

Përgjigjja e autoriteteve italiane na mbërriti në zyren tonë, me aprovim të kërkesës dhe me dokument zyrtar me vulat përkatëse të shtetit. Pas përkthimit e noterizimit të dokumentit klienti mund të udhëtojë lirisht nga cdo doganë shqiptare apo të huaj pa asnjë problem!

Për të gjithë personat me ekspuls apo deportime është e nevojshme të procedohet me fshirjen e të dhënave nga sistemi.
Ne ju ndihmojmë me cdo problem tuajin, duke nisur nga verifikimet në sistem në kohë reale brenda javës e deri në fshirjen e të dhënave nga sistemi SIS e ai shqiptar TIMS.
Drejtohuni pranë zyrës sonë për cdo problem tuajin dhe ne do ju garantojmë suksesin dhe udhëtimin e lirë drejt gjithë Zonës Shengen!

Ceci Corp Attorneys ju asiston për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 066 / 068 80 65 088
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001