Nga Avokate/Administratore
Anxhela Lami

Ndërprerja e marrdhëniëve të punës

Jeni të pushuar nga puna padrejtësisht apo keni konstatuar shkelje të të drejtave tuaja në ambjentin e punës? Keni nevojë të konsultoheni me jurist apo avokat të zotët?
Zyra jonë e avokatisë është këtu për ju!

Kur kontrata e punës zgjidhet pa shkaqe të arsyeshme, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë me anë të Studio Ligjore Ceci Corp, brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit.

Punëdhënësi që ka zgjidhur kontratën pa shkaqe të arsyeshme, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit. Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim gjykate të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim.

Kodi i Punës, Ligji “Për shërbimin Civil” dhe dispozita të tjera ligjore e nënligjore përbëjnë një bazë të mirë ligjore për rregullimin e marrëdhënieve të punës dhe për t’i mbrojtur punëmarrësit nga largimet abuzive nga puna. Konfliktet e mundshme në këtë drejtim mund të zgjidhen me mirëkuptim nga palët, në të kundërt ata mund t’i drejtohen, sipas rastit, Komisionit të Shërbimit Civil dhe gjykatës kompetente, vendimet e formës së prerë të të cilëve janë të detyrueshme për zbatim nga palët.

Afatet e njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës
Pas kohës së marrjes në provë, në ndjekjen e procedurave për të zgjidhur kontratën e punës me kohëzgjatje të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej:

  • dy javë, kur marrëdhënia e punësimit ka zgjatur deri në gjashtë muaj;
  • një muaj, kur marrëdhënia e punës ka zgjatur nga gjashtë muaj deri në dy vjet;
  • dy muaj, kur marrëdhënia e punës ka zgjatur nga dy deri në pesë vjet;
  • tre muaj, kur marrëdhënia e punës ka zgjatur më shumë se pesë vjet.

Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.

Gjatë kohës së marrjes në provë, secila nga palët mund të zgjidhë kontratën duke i njoftuar vendimin e saj palës tjetër të paktën 5 ditë përpara.

Gjatë periudhës së njoftimit, kur kontrata e punës zgjidhet nga ana e punëdhënësit, punëmarrësi përfiton, së paku, 20 orë leje të pagueshme në javë për të kërkuar punë të re.

Kohëzgjatja e lejes dhe procedurat për marrjen dhe përdorimin e saj duhet të përcaktohen në kontratën kolektive ose individuale të punës.

Në Shqipëri shkelje të të drejtave në ambjentin e punës ndodhin cdo ditë, shkaktuar nga mos-egzistenca e një kontrate pune të detajuar mes punëdhënësit e punëmarrësit ku specifikohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet e të dyja palëve si dhe kushtet e punës dhe për shumë cedime të tjera.

Por ju mos u shqetësoni! Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys, me avokatet më të profilizuar ju asiston duke evidentuar cdo shkelje në bazë të Kontratës Individuale të Punës dhe Kodit të Punës si dhe ju përfaqëson denjësisht në gjykatë kundër punëdhënësit tuaj duke e cuar cështjen deri në fund!

Drejtohuni pranë Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDESITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001

Disa nga shërbimet që ofrohen nga Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys, në të drejtën penale, janë:

  •  Konsulencë dhe asistencë ligjore nga avokatet gjatë proçesit penal, duke filluar që nga momentet e para të ndjekjes penale deri në daljen e vendimit përfundimtar,

  • Konsulencë ligjore dhe perfaqësim te klientëve përpara organeve hetimore, perpara Prokurorisë, si dhe përpara Gjykatës, në të gjitha statuset e mundshme që mund të përballen klientët e zyrës sonë së avokatisë, si: person nën hetim, person që i atribuohet vepra penale, si i pandehur, si i dënuar, apo si i dëmtuar nga vepra penale,
  • Përfaqësim ligjor gjatë hetimeve paraprake, përpilim kërkesash fillestare, akte juridike, memorie, në lidhje me mbrojtjen ligjore përpara organit të akuzës.
    Konsulencë ligjore dhe ankimim të vendimeve të ndërmjetme që merr organi i akuzës,

  • Asistencë ligjore dhe përfaqësim në çështjet që lidhen me kërkesat për falje, ulje dënimi, lirim me kusht, pezullim të ekzekutimit të dënimit dhe vënien në provë, parashkrim të ekzekutimit të dënimit, kompensim për dënim të padrejtë etj,

  • Asistencë ligjore në proçeset që lidhen me proçedurat e ekstradimit dhe transferimit të të dënuarve me shtetësi shqiptare apo të huaj, me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Republikën e Shqipërisë.