Zyra jonë e avokatisë ofron konsulencë të detajuar me të gjithë informacionin e duhur për mënyrat e veprimit dhe afatet përkatëse të cilat janë shumë të rëndësishme ne implementimin e të drejtave të njeriut dhe cdo dhunimi ose cenimi qe mund të derivojë nga mosrespektimi i tyre.
Republika e Shqipërisë është tanimë pjesë e më shumë se 10 Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut të një rëndësie të lartë. Ndër to, ajo ka ratifikuar:
1-Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Protokollet e saj
Në vazhdë të implementimit dhe draftimit të kësaj Konvente, u parashikua gjithashtu krijimi i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, njohur ndryshe si Gjykata e Strasburgut.
Kushdo individ që pretendon se të drejtat e tij janë shkelur nga një shtet anëtar i Konventës ka të drejtë të ngrejë një padi pranë kësaj gjykate. Mirëpo, një pretendim i këtij lloji duhet minimalisht të provojë se është shqyrtuar dhe gjykuar nga të gjitha instancat/shkallët gjyqësore të vendit përkatës, dhe të përmbushë disa kritere gjatë ngritjes së kësaj kërkese.
Vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut janë të detyrueshme për zbatim nga shteti në fjalë, që gjithashtu duhet të garantojë ekzekutimin e vendimit.
Cenimi i të drejtave të mëposhtme përbën objektin e padisë drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut:
Neni 2 – E drejta e jetës
Megjithatë, kjo e drejtë nuk është absolute në karakter, pasi mund të kufizohet në natyrë në rast kur vdekja vjen si rezultat i përpjekjeve të palës tjetër për të mbrojtur veten ose të tjerët, nëse forca e përdorur nuk ishte më e madhe seç ishte absolutisht e nevojshme”.
Neni 4 – Ndalimi i punës së detyruar
Përjashtohet nga zbatimi i këtij neni puna e bërë si pjesë normale të burgut, në formën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak,që kërkohet të kryejë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme të cilat janë pjesë e obligimeve normale qytetare të personit.
Neni 5 – Liria
Liria mund të kufizohet vetëm nga paraburgimi, nën rrethana të caktuara, si arrestimi mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e një krimi, arrestimi i ligjshëm ose burgimi si pasojë e një vendimi të rregullt gjyqësor.
Neni 6 – Gjykimi i drejtë
Ky nen siguron të drejtën e njeriut për një gjykim të drejtë, ku përfshihet e drejta e një dëgjese publike para një trupi gjykues të pavarur dhe të paanshëm brenda një intervali kohor të arsyeshëm, prezumimi i pafajësisë dhe të drejta të tjera për individë të akuzuar për kryerjen e një vepre penale.
Neni 7 – Masa prapavepruese
Asnjë person nuk mund të dënohet për një vepër që nuk konsiderohej vepër penale në kohën e kryerjes së veprës.
Neni 9 – Liria e ndërgjegjes dhe e fesë
Kjo mbrojtje përfshin lirinë për të ndryshuar fe ose besim, dhe për të shfaqur përkatësinë në një fe ose besim nëpërmjet lutjes, praktikimit, observimit apo mësimit të praktikave fetare, limituar vetëm nga kufizime “në pajtim me ligjin” dhe që janë “të nevojshme në një shoqëri demokratike”.
Neni 10 – Liria e shprehjes
Ashtu sikurse dy nenet e mësipërme kjo dispozitë gjithashtu njeh aplikueshmëri për aq kohë sa është “në pajtim me ligjin” dhe “e nevojshme në një shoqëri demokratike”.
Neni 12 – E drejta e martesës
Kjo dispozitë parashtron të drejtën e femrave dhe meshkujve në moshë madhore për t’u martuar dhe për të krijuar familje. Gjykata e ka argumentuar këtë vendim me argumentin se ligjvënësit kishin për qëllim që artikulli të zbatohet vetëm për martesat midis gjinive të ndryshme dhe se vendimi politik mbi martesat homoseksuale duhet t’i lihet shteteve anëtare.
Neni 14 – Ndalimi i diskriminimit
Ky nen ndalon diskriminimin në bazë të “gjinisë, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, mendimit politik apo mendimeve të tjetra, origjinës kombëtare apo klasore, përkatësisë në një minoritet kombëtar, pronës, lindja apo ndonjë status tjetër”.
Këto dispozita e jo vetëm përbëjnë atë që njihet si paketa e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Falë eksperiencës sonë dhe bashkëpunimeve të frytshme me avokat, koleg dhe ekspert të fushës Studio Ligjore Ceci Corp u mundëson gëzimin e plotë të të drejtave te njeriut, dhe u asiston me cdo detaj lidhur me cenimet dhe dhunimet mbi to. Drejtohuni pranë nesh për t’i dhënë fund problemeve ligjore e tejzgjatjeve të cështjes suaj!
Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys ju asiston për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!
Na kontaktoni në:
Email: attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qendra Metropol, Kati 2. (Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001