Nga Avokate/Administratore
Anxhela Lami

Mbi pasuritë e paluajtshme

Zyra jonë ofron konsulencë të detajuar me të gjithë informacionin e duhur për mënyrat e veprimit dhe afatet përkatëse të cilat janë shumë të rëndësishme në pajisjen e pronarëve të pronave të paluajtshme me titullin e pronësisë

Cdo informacion lidhur me pasuritë e paluajtshme evidentohet dhe ruhet në regjistrin e pasurive të paluajtshme. Ky regjistër administrohet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Regjistrimi për herë të parë i një pasurie të paluajtshme në regjistrin e pasurive të paluajtshme quhet regjistrim fillestar. Bëhet fjalë për ato raste kur një pasuri e paluajtshme nuk është regjistruar ndonjëherë. Për regjistrimin fillestar, cdo person mund të na kontaktojë për tu drejtuar zyrës përkatëse që ndodhet po pikërisht në vendin ku ndodhet dhe pasuria e paluajtshme për të ndjekur të gjitha hapat e nevojshme.

Ne gjithashtu ofrojmë përfaqësim pranë organeve administrative dhe instancave të sistemit gjyqësor, në lidhje me problemet ligjore që kanë të bëjnë me:
• Regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe çdo problem tjetër, që ka lidhje me pronat e paluajtshme.
• Ndjekjen e të gjitha proçedurave ligjore për investime në pasuri të paluajtshme.
• Proçedurat që duhen ndjekur për shitjen e pasurive të paluajtshme, marrjen me qira, shfrytëzimin, servitutet etj.
• Konsulencë juridike në lidhje me fitimin e pronësise, proçedurat që duhet të ndiqen në rastin e fitimit te pasurive me parashkrim fitues, si dhe regjistrimin e tyre në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Falë eksperiencës sonë dhe bashkëpunimeve të frytshme me koleg dhe ekspert të fushës ne u mundësojmë pajisjen me titullin e pronësisë dhe u asistojme me cdo detaj lidhur me pronat e paluajtshme. Drejtohuni pranë nesh për t’i dhënë fund problemeve e tejzgjatjeve të cështjes suaj!

Ceci Corp Attorneys ju asiston për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga e Barrikadave, Pallati nr.18, Kati 3 (Pranë Aleancës Franceze ose Pasticerisë Mon Amour)
Tirana, Albania 1001