Nga Juriste
Xhensila Gjaci

Mbi kompensimin e dëmeve

Kompensimi është një e drejtë ligjore e të gjithë atyre që u është bërë padrejtësi ose kanë pësuar humbje qoftë nga lëndime të pësuara nga një aksident automobilistik ose lëndime nga cdo rrethanë tjetër.
Këtë të drejtë ne, si avokat i juaji mund t’ua sigurojmë!

Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys ju ofron asistencë të kualifikuar sipas ligjit në të gjitha hapësirat e të drejtës civile për cdo individ! Për cdo dëm të shkaktuar kundrejt jush nga palë të trëta të natyrës pasurore ose jo pasurore si pasojë e aksidenteve me makinë, gabimeve mjekësore apo mashtrimeve të natyrave të ndryshme, avokatet ju përfaqësojnë në gjykatë dhe të gjitha organet kompetente për te fituar të drejtën tuaj në kompesimin e merituar!

 

Sipas legjislacionit personat që kanë të drejtë të kërkojnë kompensim janë:

1. Pala e tretë – personi të cilit i është shkaktuar dëmi apo lëndimi.

2. Anëtarët e familjes së ngushtë (bashkëshorti, fëmijët dhe prindërit), në rast vdekjeje të familjarit.

3. Për kompensimin e dhembjes shpirtërore vëllezërit dhe motrat, në rast të vdekjes së vëllezërve dhe motrave, në qoftë se ndërmjet tyre dhe personit të vdekur ka ekzistuar bashkëjetesa e vazhdueshme deri në datën e aksidentit.

4. Bashkëshortët, fèmijët dhe prindërit, në rast të invaliditetit tejet të rëndë ose dëmtimit në shkallë të lartë të anëtarit të familjes për dhembjet e tyre shpirtërore.

Cdo personi të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit të transportit  brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për humbjet apo dëmtimet e pësuara. Ne si avokati juaj, mund ta sigurojmë për ju shpërblimin e merituar me anë të një përfaqësimi të denjë!

Drejtohuni pranë Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 088 / 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qendra Metropol, Kati i dytë. (Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001