Nga Avokate/Administratore
Anxhela Lami

Mbi cështjet tregtare

Studio ligjore “Ceci Corp Attorneys”, ofron konsulencë dhe asistencë juridike për të gjitha shoqëritë tregtare, në formën ligjore të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, në hartimin e dokumentacionit të nevojshëm që ka të bëjë fillimisht me themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e akteve të themelimit, regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe pranë organeve të tjera të administratës shtetërore.

Ne ju asistojmë me të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin e më pas administrimin e shoqërive tuaja.
Në të gjithë ciklin e jetës së shoqërisë suaj tregtare ne do jemi aty për ju! Kur është e nevojshme ne ofrojmë gjithashtu përfaqësim në gjygj për mosmarrveshje mes ortakësh apo problematika të tjera.

Mosmarrëveshjet tregtare janë në thelb konflikte midis palëve kur të paktën njëra nga palët është subjekt tregtar. Konkretisht, seksionet tregtare pranë Gjykatave të rretheve gjyqësore gjykojnë çështje të tilla si konfliktet midis shoqërive tregtare, konfliktet midis ortakëve të një shoqërie tregtare, çështje që kanë të bëjnë me falimentimin, konkurencën e pandershme si dhe çështje kontraktore ku njëra nga palët është shoqëri tregtare.

Patjetër nga ne ofrohet dhe përfaqësimi në organe e institucione jo gjygjësore për cështje të ndryshme administrative.

Nëse dhe ju ndiheni të pasigurt me veprimet e shoqërisë suaj tregtare apo keni një cështje për të ndjekur mos hezitoni të na kontaktoni!

Drejtohuni pranë Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qendra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
 Tirana, Albania 1001