Nga Avokate/Administratore
Anxhela Lami

Lidhur me pasuritë e paluajtshme

Zyra jonë e avokatisë ofron konsulencë të detajuar me të gjithë informacionin e duhur për mënyrat e veprimit dhe afatet përkatëse të cilat janë shumë të rëndësishme në pajisjen e pronarëve të pronave të paluajtshme me titullin e pronësisë.

Cdo informacion lidhur me pasuritë e paluajtshme evidentohet dhe ruhet në regjistrin e pasurive të paluajtshme.
Ky regjistër administrohet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Regjistrimi i një pasurie të paluajtshme i jep personit si individ, si bashkëpronar apo si përfaqësues i familjes, të drejtën për të disponuar këtë pasuri të paluajtshme në përputhje me ligjin. Çdo kontratë apo dokument tjetër që ka efekt mbi të drejtat mbi pasuritë e paluajtshme duhet të paraqiten për regjistrim jo më vonë se tridhjetë ditë nga koha e realizimit.

 

Për regjistrimin fillestar, cdo person mund të na kontaktojë për tu drejtuar zyrës përkatëse që ndodhet po pikërisht në vendin ku ndodhet dhe pasuria e paluajtshme për të ndjekur të gjitha hapat e nevojshme.
Ne gjithashtu ofrojmë përfaqësim pranë organeve administrative dhe instancave të sistemit gjyqësor, në lidhje me problemet ligjore që kanë të bëjnë me:

• Regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe çdo problem tjetër, që ka lidhje me pronat e paluajtshme.

• Ndjekjen e të gjitha proçedurave ligjore për investime në pasuri të paluajtshme.

• Proçedurat që duhen ndjekur për shitjen e pasurive të paluajtshme, marrjen me qira, shfrytëzimin, servitutet etj.

• Konsulencë juridike në lidhje me fitimin e pronësise, proçedurat që duhet të ndiqen në rastin e fitimit te pasurive me parashkrim fitues, si dhe regjistrimin e tyre në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Falë eksperiencës sonë dhe bashkëpunimeve të frytshme me avokat, koleg dhe ekspert të fushës Studio Ligjore Ceci Corp u mundëson pajisjen me titullin e pronësisë dhe u asiston me cdo detaj lidhur me pronat e paluajtshme. Drejtohuni pranë nesh për t’i dhënë fund problemeve ligjore e tejzgjatjeve të cështjes suaj!

Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys ju asiston për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati 2. (Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001