Jeni të pushuar nga puna padrejtësisht apo keni konstatuar shkelje të të drejtave tuaja në ambjentin e punës? Keni nevojë të konsultoheni me jurist apo avokat të zotët?
Zyra jonë e avokatisë është këtu për ju!
Kur kontrata e punës zgjidhet pa shkaqe të arsyeshme, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë me anë të Studio Ligjore Ceci Corp, brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit.
Problemet në punë lindin nga njohja e pakët e ligjit përkatës nga ana e punëmarrësit dhe zgjedhja e mos-reagimit për shkak se individët e dinë që jo cdo gjë funksionon ashtu sic duhet dhe është e vështirë për t’i shkuar cështjes deri në fund me sukses, kjo dhe për shkak të zvarritjeve nga organet kompetente.
Disa informacione që duhet ti keni parasysh lidhur me Afatet e Njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës:
Pas kohës së marrjes në provë, në ndjekjen e procedurave për të zgjidhur kontratën e punës me kohëzgjatje të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej:
dy javë, kur marrëdhënia e punësimit ka zgjatur deri në gjashtë muaj;
një muaj, kur marrëdhënia e punës ka zgjatur nga gjashtë muaj deri në dy vjet;
dy muaj, kur marrëdhënia e punës ka zgjatur nga dy deri në pesë vjet;
tre muaj, kur marrëdhënia e punës ka zgjatur më shumë se pesë vjet.
Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.
Gjatë kohës së marrjes në provë, secila nga palët mund të zgjidhë kontratën duke i njoftuar vendimin e saj palës tjetër të paktën 5 ditë përpara.
Gjatë periudhës së njoftimit, kur kontrata e punës zgjidhet nga ana e punëdhënësit, punëmarrësi përfiton, së paku, 20 orë leje të pagueshme në javë për të kërkuar punë të re.
Kohëzgjatja e lejes dhe procedurat për marrjen dhe përdorimin e saj duhet të përcaktohen në kontratën kolektive ose individuale të punës.
Në Shqipëri shkelje të të drejtave në ambjentin e punës ndodhin cdo ditë, shkaktuar nga mos-egzistenca e një kontrate pune të detajuar mes punëdhënësit e punëmarrësit ku specifikohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet e të dyja palëve si dhe kushtet e punës dhe për shumë cedime të tjera.
Por ju mos u shqetësoni! Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys, me avokatet më të profilizuar ju asiston duke evidentuar cdo shkelje në bazë të Kontratës Individuale të Punës dhe Kodit të Punës si dhe ju përfaqëson denjësisht në gjykatë kundër punëdhënësit tuaj duke e cuar cështjen deri në fund!
Drejtohuni pranë Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash
NE PËRFAQËSOJMË MUNDESITË!
Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001