Jeni të pushuar nga puna padrejtësisht apo keni konstatuar shkelje të të drejtave tuaja në ambjentin e punës?
Zyra jonë e avokatisë është këtu për ju!
Mbërritja e epidemisë në Shqipëri dhe kriza ka lënë shumë punonjës të papunë. Turizmi është sektori i parë që paralajmëroi shkurtime masive, por dhe shumë sektorë të tjerë kanë ndjekur këtë rrugë ku punonjësit janë mëse të revoltuar.
Nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të arsyeshme, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë me anë të Studio Ligjore Ceci Corp, brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit.
Punëdhënësi që ka zgjidhur kontratën pa shkaqe të arsyeshme, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit. Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim gjykate të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim.
Kodi i Punës, Ligji “Për shërbimin Civil” dhe dispozita të tjera ligjore e nënligjore përbëjnë një bazë të mirë ligjore për rregullimin e marrëdhënieve të punës dhe për t’i mbrojtur punëmarrësit nga largimet abuzive nga puna.
Konfliktet e mundshme në këtë drejtim mund të zgjidhen me mirëkuptim nga palët, në të kundërt ata mund t’i drejtohen me avokat, sipas rastit, Komisionit të Shërbimit Civil dhe gjykatës kompetente, vendimet e formës së prerë të të cilëve janë të detyrueshme për zbatim nga palët.
Në Shqipëri shkelje të të drejtave në ambjentin e punës ndodhin cdo ditë, shkaktuar nga mos-egzistenca e një kontrate pune të detajuar mes punëdhënësit e punëmarrësit ku specifikohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet e të dyja palëve si dhe kushtet e punës dhe për shumë cedime të tjera.
Por ju mos u shqetësoni! Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys, me avokatet më të profilizuar ju asiston duke evidentuar cdo shkelje në bazë të Kontratës Individuale të Punës dhe Kodit të Punës si dhe ju përfaqëson denjësisht në gjykatë kundër punëdhënësit tuaj duke e cuar cështjen deri në fund!
Drejtohuni pranë Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash
NE PËRFAQËSOJMË MUNDESITË!
Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001