Nga Asistente Zyre
Xhenis Tufa

Konsulta falas për Ekspulse në Shengen

Nga dita e sotme dhe gjatë gjithë javës në vijim Ceci Corp Attorneys ka vendosur se cdo konsultim do jetë falas lidhur me cdo cështje ligjore apo emigracioni! 

Konkretisht mbi cështjet e emigracionit, ne ofrojmë asistencë mbi cdo problem që kanë shtetasit shqiptarë në Zonën Shengen. Problemet kryesore konsistojnë në thyerjet e ditëve të qëndrimit, puna e paligjshme, tentativa të kalimit të paligjshëm etj. Për shkak të këtyre problemeve shtetasit shqiptarë pajisen me një ndalesë udhëtimi (ekspuls)  në Shengen për një afat të caktuar kohor.

Cdo ditë në zyrën tonë mbërrijnë përgjigje pozitive me dokument fizik për personat me ndalesa në Zonën Shengen. E rradhës ishte përgjigja për klientin tonë me iniciale S.H, i cili kishte ekspuls me shtetin Zviceran.
 
Klienti e kishte marrë ndalesën për arsye të përdorimit të lëndëve narkotike, për një afat 1 vjecar.Klientit tashmë dhe përse afati ishte përfunduar i ndalesës, sërish kishte pengesë për të udhëtuar. Këtë gjë e kuptoi kur provoi të udhëtonte në Kroaci pasi i kishte mbaruar afati duke menduar se ishte i lirë por nuk ndodhi kështu.

Kroacia nuk ja lejoi hyrjen ndaj individi u kthye në Shqipëri dhe na kontaktoi menjëherë. Iu caktua konsulta në zyrë dhe proceduam menjëherë me pregatitjen e dokumentave, kërkesave, prokurën dhe me të gjitha hapat e tjerë për ta përmbyllur cështjen me sukses në një kohë sa më të shpejtë.

Përgjigjja e autoriteteve zvicerane na mbërriti në zyren tonë, brenda 4 javëve me aprovim të kërkesës dhe me dokument zyrtar me vulat përkatëse të shtetit. Pas përkthimit e noterizimit të dokumentit klienti mund të udhëtojë lirisht nga cdo doganë shqiptare apo të huaj pa asnjë problem!

Ne ofrojmë asistencë në cdo problem tuajin, duke nisur nga verifikimet emergjente brenda 1 deri në 5 ditë, fshirje të të dhënave nga sistemi SIS, nga regjistrat kombëtar të shteteve përkatëse dhe nga sistemi shqiptar TIMS pas përfundimit të afatit të ndalesës apo dhe PARA PËRFUNDIMIT të afatit/rinovimit në disa raste specifike.

Kjo është mundësia juaj! Përfitoni dhe rezervoni konsultën tuaj në kontaktet tona si më poshtë :

Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 066 / 068 80 65 088
Adresa: Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati 2. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001