Nga Asistente Zyre
Xhenis Tufa

Konsulencë dhe aplikim vizash

Dhe përse me aktivitet të kufizuar tashmë ambasadat janë të hapura në kushte strikte dhe ne kemi nisur me aplikimet dhe rezervimet e takimeve për klientët tanë!

Shtetet ku ne ofrojmë asistencë janë Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Shtetet e Bashkuara por gjithashtu dhe shtetet si Gjermania, Norvegjia, Suedia, Italia etj për klientët që synojnë leje qëndrimi në bazë të punës, studimeve apo familjes.

Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys ju ofron konsulencë dhe ndjek hap pas hapi procedurat e aplikimit për viza turistike, studimesh, pune, bashkime familjare etj në të gjitha shtetet. Cdo shtet ka specifikat e veta dhe komplekse, si dhe jo i gjithë informacioni i nevojshëm gjendet online ndaj ju duhet të konsultoheni me avokat paraprakisht në mënyrë që aplikimi të shkojë ashtu sic duhet!

Por si funksionon gjithcka? Fillimisht klienti paraqit preferencat e tij se ku dëshiron të emigrojë dhe mbi cfarë baze( turizëm, punë, studime, bashkim familjar) dhe zyra jonë e pajis me një fletë informacioni mbi të gjitha dokumentat që i nevojetet për të nisur me aplikimin. Pra gjithcka nis nga konsulenca paraprake dhe  sapo klienti i mundëson dokumentat e nevojshme, ato përkthehen, noterizohen e pajisen me vulë prefekture e apostile në përkthyes të licensuar e noterë dhe më pas nisen procedurat e aplikimit, plotsimet e formularëve, ngarkimet e dokumentave online kur është e mundur si dhe rezervimi i takimit në ambasadë. Të gjitha këto hapa realizohen nga ne, nga avokat e profesionist të fushës për garanci maksimale sipas standarteve.

Zyra jonë, duke qënë dhe një zyrë avokatie ju jep siguri maksimale si dhe ju informon me të gjitha procedurat përkatëse, dokumentacionet, kohëzgjatjen dhe pagesat për t’jua bërë aplikimin dhe procesin sa më të lehtë dhe të kënaqshëm klientëve tanë.

Gjithashtu ne si avokat, merremi dhe me rastet e apelimit të vendimit negativ të ambasadës në rastet kur gjykohet se apelimi ja vlen dhe ka hapësira të rikthimit të vendimit pozitiv. Mundësia e apelimit është e vlefshme kryesisht për një periudhë 30 ditore nga marrja e vendimit ndaj është e sugjerueshme të na kontaktoni menjëherë në mënyrë që të procedohet sa më shpejt me kërkesat e dokumentat.

Drejtohuni pranë Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 066 / 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qendra Metropol, Kati II.
Tirana, Albania 1001