Ceci Corp Attorneys ju ofron asistencë të kualifikuar në të gjitha hapësirat e të drejtës civile për cdo individ!
Për cdo dëm të shkaktuar kundrejt jush nga palë të trëta të natyrës pasurore ose jo pasurore si pasojë e aksidenteve me makinë, gabime mjekësore apo mashtrimeve të natyrave të ndryshme ne ju përfaqësojmë në gjykatë dhe të gjitha organet kompetente për të fituar të drejtën tuaj deri në kompesimin e merituar!
Sic mund të kuptohet dhe nga më lart, dëmet janë të natyrave të ndryshme ndaj dhe procedurat dhe dokumentacionet janë specifike për cdo dëm. Përgjithësisht konsistojnë në : Paraqitjen dhe evidentimin e dëmeve, përpunimit të kërkesave për zhdëmtim deri në kompensim, ankimimi e më pas procedura gjygjësore.
Por cilët janë personat që kanë të drejtë të kërkojnë kompensim?
1. Pala e tretë – personi të cilit i është shkaktuar dëmi apo lëndimi
2. Anëtarët e familjes së ngushtë (bashkëshorti, fëmijët dhe prindërit), në rast vdekjeje të familjarit
3. Për kompensimin e dhembjes shpirtërore vëllezërit dhe motrat, në rast të vdekjes së vëllezërve dhe motrave, në qoftë se ndërmjet tyre dhe personit të vdekur ka ekzistuar bashkëjetesa e vazhdueshme deri në datën e aksidentit.
4. Bashkëshortët, fèmijët dhe prindërit, në rast të invaliditetit tejet të rëndë ose dëmtimit në shkallë të lartë të anëtarit të familjes për dhembjet e tyre shpirtërore.
Vlerat e kompensimit kanë për qëllim ta rivendosin gjendjen e të dëmtuarit sic ka qenë para se të shkaktohet dëmi dhe nëse nuk mund të rivendoset plotësisht gjendja e mëparshme, ose nuk mënjanohet plotësisht dëmi, jepet kompensim në të natyrë monetare për të dëmtuarit dhe për familjarët e tyre.
Drejtohuni pranë Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!
Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001