Nga Juriste
Xhensila Gjaci

Kompensim për dëme

Kompensimi është një e drejtë ligjore e të gjithë atyre që u është bërë padrejtësi ose kanë pësuar humbje qoftë nga lëndime të pësuara nga një aksident automobilistik ose lëndime nga cdo rrethanë tjetër.

Cdo personi të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit të transportit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për humbjet apo dëmtimet e pësuara.

Ku kërkesat për rimbursim përmbushen në bazë te afatit të përcaktuar në kontratën përkatëse të sigurimit pas marrjes së gjithë dokumentacionit te nevojshëm kryesor e shoqërues.

Bazuar në Rregulloren Nr.53 datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, e ndryshuar, pala e dëmtuar ka të drejtën të paraqesë kërkesën për dëmshperblim tek :

a. Siguruesi pergjegjës i pronarit të mjetit të transportit, me të cilin është shkaktuar aksidenti (siguruesi i shkaktarit të aksidentit);
b. Siguruesi i drejtpërdrejtë (siguruesi i mjetit përfitues nga aksidenti), në rast aksidenti të dy mjeteve motorike të identifikuara dhe të siguruara me kontratë sigurimi të detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (TPL), ne rast se midis shoqërive të sigurimit është lidhur një marrëveshje;
c. Byroja Shqiptare e Sigurimit (BSHS), në rast se mjeti i transportit shkaktar i aksidentit, është i pasiguruar apo i paidentifikuar.

Paraqitja e kërkesës për dëmshpërblim mund të bëhet brenda një periudhe prej dy viteve nga data e ndodhjes së aksidentit, me përjashtim të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarëve të avioneve për dëme të shkaktuara palëve të treta.

Për cdo dëm të shkaktuar kundrejt jush nga palë të trëta të natyrës pasurore ose jo pasurore si pasojë e aksidenteve me makinë, gabime mjekësore apo mashtrimeve të natyrave të ndryshme ne ju përfaqësojmë në gjykatë dhe të gjitha organet kompetente për te fituar të drejtën tuaj në kompesimin e merituar!

Gjithashtu kanë të drejtë të kërkojnë kompensim përvecëse palët e treta edhe anëtarët e familjes së ngushtë, vëllezrit/motrat, bashkëshortët, fëmijët e prindërit për dhimbjet e tyre shpirtërore apo prej dëmtimit të rëndë. Vlerat e kompensimit kanë për qëllim ta rivendosin gjendjen e të dëmtuarit sic  ka qenë para se të shkaktohet dëmi dhe nëse nuk mund të rivendoset plotësisht gjendja e mëparshme, ose nuk mënjanohet plotësisht dëmi, jepet kompensim në të natyrë monetare për të dëmtuarit dhe për familjarët e tyre.

Drejtohuni pranë Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 088 / 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qendra Metropol, Kati i dytë. (Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001