Nga Juriste
Xhensila Gjaci

Kompensim i dëmeve

Kompensimi është një koncept që kërkon të kompensojë padrejtësinë ose keqbërjen ndaj një personi përmes dhënies së ndihmës monetare ose ndihmës nga pala fajtore.

Kompensimi është një e drejtë ligjore e të gjithë atyre që u është bërë padrejtësi ose kanë pësuar humbje qoftë nga lëndime të pësuara nga një aksident automobilistik ose lëndime nga cdo rrethanë tjetër. Këtë të drejtë ne, si avokat i juaji mund t’ua sigurojmë!

Për të gjitha llojet e dëmeve, gjatë procedurës së trajtimit, mund të kërkohet dokumentacion plotësues mbi ngjarjen perveç dokumenteve kryesore, në rastet kur konsiderohet e nevojshme ndaj është e nevojshme të konsultoheni me ne paraprakisht për rastin tuaj specifik.
Kërkesat për rimbursim përmbushen në bazë te afatit të përcaktuar në kontratën përkatëse të sigurimit pas marrjes së gjithë dokumentacionit te nevojshëm kryesor e shoqërues.

Cdo personi të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit të transportit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për humbjet apo dëmtimet e pësuara.

Bazuar në Rregulloren Nr.53 datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, e ndryshuar, pala e dëmtuar ka të drejtën të paraqesë kërkesën për dëmshperblim me anë të avokatit tek :

a. Siguruesi pergjegjës i pronarit të mjetit të transportit, me të cilin është shkaktuar aksidenti (siguruesi i shkaktarit të aksidentit);

b. Siguruesi i drejtpërdrejtë (siguruesi i mjetit përfitues nga aksidenti), në rast aksidenti të dy mjeteve motorike të identifikuara dhe të siguruara me kontratë sigurimi të detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (TPL), ne rast se midis shoqërive të sigurimit është lidhur një marrëveshje;

c. Byroja Shqiptare e Sigurimit (BSHS), në rast se mjeti i transportit shkaktar i aksidentit, është i pasiguruar apo i paidentifikuar.

Për cdo dëm të shkaktuar kundrejt jush nga palë të trëta të natyrës pasurore ose jo pasurore si pasojë e aksidenteve me makinë, gabime mjekësore apo mashtrimeve të natyrave të ndryshme studio ligjore Ceci Corp ju përfaqëson në gjykatë dhe në të gjitha organet kompetente për te fituar të drejtën tuaj në kompesimin e merituar!.

Drejtohuni pranë Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 088 / 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qendra Metropol, Kati i dytë. (Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001