Zyra jonë nuk është e njohur vetëm brënda territorit tonë por edhe jashtë tij.
Falë bashkëpunimeve të ndryshme po krijon emër edhe më gjerë.
Sesioni Rajonal Linz 2022 i Parlamentit Rinor Evropian Austri u zhvillua në Linz të Austrisë nga data 18 deri më 20 mars 2022.
Ai mblodhi shumë të rinj nga të gjitha anët e Austrisë dhe Evropës. Vendi dhe zyra jonë u përfaqësua nga asistenti ynë ligjor Andrea Kokomeci. Ai u emërua Kryetar i Komisionit të ECON për Çështje Ekonomike dhe Monetare.
Gjatë Ditës së Punës së Komitetit, delegatët patën mundësinë të thellohen në aspektin akademik të BE-së dhe të zhvillojnë rezolutat e tyre dhe zgjidhjet e propozuara për çështjet kryesore evropiane që prekin komunitetet tona.
Gjatë këtij procesi, ata u drejtuan nga Kryetarët e tyre si pjesë e Ekipit Akademik. Këto rezoluta më pas u prezantuan.
Komitetet mbrojtën dhe prezantuan rezolutat e tyre të zhvilluara gjatë diteve, duke përfshirë masat që ata propozuan për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme evropiane.
Në fund, Komiteti nën drejtimin e Andreas arriti të fitojë dhe të kalojë rezolutën përfundimtare.