Kompensimi është një e drejtë ligjore e të gjithë atyre që u është bërë padrejtësi ose kanë pësuar humbje qoftë nga lëndime të pësuara nga një aksident automobilistik ose lëndime nga cdo rrethanë tjetër.
Këtë të drejtë ne, si avokat i juaji mund t’ua sigurojmë!
Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys ju ofron asistencë të kualifikuar sipas ligjit në të gjitha hapësirat e të drejtës civile për cdo individ! Për cdo dëm të shkaktuar kundrejt jush nga palë të trëta të natyrës pasurore ose jo pasurore si pasojë e aksidenteve me makinë, gabimeve mjekësore apo mashtrimeve të natyrave të ndryshme, avokatet ju përfaqësojnë në gjykatë dhe të gjitha organet kompetente për te fituar të drejtën tuaj në kompesimin e merituar!
Bazuar në Rregulloren Nr.53 datë 25.06.2009 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, e ndryshuar, pala e dëmtuar ka të drejtën të paraqesë kërkesën për dëmshperblim tek :
a. Siguruesi pergjegjës i pronarit të mjetit të transportit, me të cilin është shkaktuar aksidenti (siguruesi i shkaktarit të aksidentit);
b. Siguruesi i drejtpërdrejtë (siguruesi i mjetit përfitues nga aksidenti), në rast aksidenti të dy mjeteve motorike të identifikuara dhe të siguruara me kontratë sigurimi të detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta (TPL), ne rast se midis shoqërive të sigurimit është lidhur një marrëveshje;
c. Byroja Shqiptare e Sigurimit (BSHS), në rast se mjeti i transportit shkaktar i aksidentit, është i pasiguruar apo i paidentifikuar.
Paraqitja e kërkesës për dëmshpërblim mund të bëhet brenda një periudhe prej dy viteve nga data e ndodhjes së aksidentit, me përjashtim të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarëve të avioneve për dëme të shkaktuara palëve të treta.
Cdo personi të cilit i është shkaktuar një dëm nga përdorimi i mjetit të transportit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për humbjet apo dëmtimet e pësuara. Ne si avokati juaj, mund ta sigurojmë për ju shpërblimin e merituar me anë të një përfaqësimi të denjë!
Drejtohuni pranë Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash
NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!
Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 088 / 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qendra Metropol, Kati i dytë. (Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001