Nga Asistente Ligjore
Xhenis Tufa

Cështjet Penale

Zyra jonë e profilizuar dhe në të drejtën penale me përfaqësuese Avokate Anxhela Lami  është maksimalisht e fokusuar në mbrojtjen ligjore dhe respektimin e të drejtave të klientëve.

Studio ligjore Ceci Corp Attorneys ofron konsulencën e ndihmën e duhur që në momentet e para të ndjekjes penale si dhe është aty në cdo moment për tu konsultuar dhe për tu dhënë ndihmë ligjore të specializuar!

Neni 1 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë shprehet se : Legjislacioni procedural penal ka për detyrë të sigurojë një procedim të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor, të mbrojë liritë personale dhe të drejtat e interesat e ligjshme të shtetasve, të ndihmojë për forcimin e rendit juridik dhe zbatimin e Kushtetutës e të ligjeve të shtetit. Ndaj zyra e avokatisë Ceci Corp është në shërbimin tuaj për ti garantuar këto të drejta!

Disa nga shërbimet që ofrohen nga Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys, në të drejtën penale, janë:

  •  Konsulencë dhe asistencë ligjore nga avokatet gjatë proçesit penal, duke filluar që nga momentet e para të ndjekjes penale deri në daljen e vendimit përfundimtar,
  •  Konsulencë ligjore dhe perfaqësim te klientëve përpara organeve hetimore, perpara Prokurorisë, si dhe përpara Gjykatës, në të gjitha statuset e mundshme që mund të përballen klientët e zyrës sonë së avokatisë, si: person nën hetim, person që i atribuohet vepra penale, si i pandehur, si i dënuar, apo si i dëmtuar nga vepra penale,
  •  Përfaqësim ligjor gjatë hetimeve paraprake, përpilim kërkesash fillestare, akte juridike, memorie, në lidhje me mbrojtjen ligjore përpara organit të akuzës.
  • Konsulencë ligjore dhe ankimim të vendimeve të ndërmjetme që merr organi i akuzës,
  • Asistencë ligjore dhe përfaqësim në çështjet që lidhen me kërkesat për falje, ulje dënimi, lirim me kusht, pezullim të ekzekutimit të dënimit dhe vënien në provë, parashkrim të ekzekutimit të dënimit, kompensim për dënim të padrejtë etj.
  •  Asistencë ligjore në proçeset që lidhen me proçedurat e ekstradimit dhe transferimit të të dënuarve me shtetësi shqiptare apo të huaj, me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Republikën e Shqipërisë.

Nëse dhe ju keni një cështje penale për të ndjekur mos hezitoni të na kontaktoni për cdo pyetje që keni.

 Besojini Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys, partnerit dhe avokatit më të sigurt në asistimin e cështjes tuaj duke evidentuar cdo shkelje në bazë të ligjit dhe kodeve përkatëse si dhe në përfaqësimin tuaj denjësisht në gjykatë duke u bërë zëri juaj !

Drejtohuni pranë Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001