Gjithashtu ne ju asistojmë me hartim statutesh dhe akte themelimi për shoqeritë tregtare. Administrimit më pas i shoqërive tregtare, mardhëniet mes ortakëve dhe ndryshimet statutore janë me natyrë komplekse për shkak se dhe forma ligjore e shoqërisë ndryshon. Por Ceci Corp Attorneys është këtu për ju!
Ne ju asistojmë me të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin e më pas administrimin e shoqërive tuaja. Ndryshimet e formave ligjore konsistojnë në bashkim, shëndërrim dhe likujdim të shoqërive. Në të gjithë ciklin e jetës së shoqërisë suaj tregtare ne do jemi aty për ju! Kur është e nevojshme ne ofrojmë gjithashtu përfaqësim në gjygj për mosmarrveshje mes ortakësh apo problematika të tjera.
Mosmarrëveshjet tregtare janë në thelb konflikte midis palëve kur të paktën njëra nga palët është subjekt tregtar. Konkretisht, seksionet tregtare pranë Gjykatave të rretheve gjyqësore gjykojnë çështje të tilla si konfliktet midis shoqërive tregtare, konfliktet midis ortakëve të një shoqërie tregtare, çështje që kanë të bëjnë me falimentimin, konkurencën e pandershme si dhe çështje kontraktore ku njëra nga palët është shoqëri tregtare.
Patjetër nga ne ofrohet dhe përfaqësimi në organe e institucione jo gjygjësore për cështje të ndryshme administrative.
Nëse dhe ju ndiheni të pasigurt me veprimet e shoqërisë suaj tregtare mos hezitoni të na kontaktoni!
Drejtohuni pranë Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash
NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!
Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga e Barrikadave, Pallati nr.18, Kati 3 (Pranë Aleancës Franceze ose Pasticerisë Mon Amour)
Tirana, Albania 1001