Çështjet e të drejtave të pronësisë vazhdojnë të konsiderohen sot një shqetësim madhor lidhur me zhvillimin e përgjithshën të ekonomisë shqiptare. Tregu i pasurive të paluajtshme gjendet në mënyrë konstante përballë sfidash të ndryshme që në një numër të konsiderueshëm të rasteve origjinojnë nga mungesa e një sistemi të qartë administrimi të të drejtave mbi pronësinë. Por cdo gjë e ka një zgjidhje, ejani pranë Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys për të përfituar atë që meritoni me avokat të zotët!
Zyra jonë e avokatisë ofron konsulencë të detajuar mbi këto probleme me të gjithë informacionin e duhur për mënyrat e veprimit dhe afatet përkatëse të cilat janë shumë të rëndësishme në pajisjen e pronarëve të pronave të paluajtshme me titullin e pronësisë
Regjistrimi i një pasurie të paluajtshme i jep personit si individ, si bashkëpronar apo si përfaqësues i familjes, të drejtën për të disponuar këtë pasuri të paluajtshme në përputhje me ligjin. Çdo kontratë apo dokument tjetër që ka efekt mbi të drejtat mbi pasuritë e paluajtshme duhet të paraqiten për regjistrim jo më vonë se tridhjetë ditë nga koha e realizimit.
Gjithashtu mbledhja e dokumentacioneve për regjistrim apo procedura të tjera që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, i cili vërtitej nëpër zyra pa një zgjidhje konkrete të problemit të tij që nga Janari 2020 shumë prej procedurave janë bërë online duke ofruar lehtësi si dhe tani më është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit që të ofrojë certifikata dhe mbledhje të dokumentacioneve për të.
Falë eksperiencës sonë dhe bashkëpunimeve të frytshme me avokat, koleg dhe ekspert të fushës Studio Ligjore Ceci Corp u mundëson pajisjen me titullin e pronësisë dhe u asiston me cdo detaj lidhur me pronat e paluajtshme. Drejtohuni pranë nesh për t’i dhënë fund problemeve ligjore e tejzgjatjeve të cështjes suaj!
Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys ju asiston për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash
NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!
Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati 2. (Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001