Ceshtje e suksesshme | Klienti E.K

Cdo ditë në zyrën tonë mbërrijnë përgjigje pozitive me dokument fizik për personat me ndalesa në Zonën Shengen. E rradhës ishte përgjigja për klientin tonë me iniciale E.K, i cili kishte një ekspuls aktiv, pra me afat të papërfunduar me shtetin e Belgjikës.

Menjëherë sapo klienti na kontaktoi, u bisedua më tej mbi detajet e cështjes në zyrën tonë.Klienti e kishte ndalesën e tij akoma aktive dhe përse drejt përfundimit. Ai kishte siguruar një kontratë pune në një shtet tjetër të Zonës Shengen. Menjëherë u përpiluan kërkesat e nevojshme duke iu bashkangjitur dhe një kopje të kontratës. Autoritetet Belge menjëherë pas mbërritjes së dokumentave nga ana jonë na bënë me dijë që cështja po shqyrtohet dhe na pajisën më pas me dokumentin i cili provonte fshirjen nga ana e tyre para afatit të ekspulsit! Klienti ynë tashmë është shumë i gëzuar dhe i lehtësuar për përfundimin e cështjes së tij dhe mund të nisi me procedurat e lejes së punës pa asnjë problematikë në lidhje me ndalesën e tij. Kemi krijuar kështu një miqësi të gjatë dhe frytdhënëse me klientin tonë.
Për të gjithë personat me ekspuls apo deportime është e nevojshme të procedohet me fshirjen e të dhënave nga sistemi.
Ne ju ndihmojmë me cdo problem tuajin, duke nisur nga verifikimet në sistem në kohë reale brenda javës e deri në fshirjen e të dhënave nga sistemi SIS e ai shqiptar TIMS.
Drejtohuni pranë zyrës sonë për cdo problem tuajin dhe ne do ju garantojmë suksesin dhe udhëtimin e lirë drejt gjithë Zonës Shengen!