Cdo ditë në zyrën tonë mbërrijnë përgjigje pozitive me dokument fizik për personat me ndalesa në Zonën Shengen. E rradhës ishte përgjigja për klientin tonë me iniciale E.K, i cili kishte një ekspuls aktiv, pra me afat të papërfunduar me shtetin e Belgjikës.
Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys, falë punës serioze dhe profesionalizmit si avokat arriti ta finalizojë cdo procedurë në mënyrën më të mirë të mundshme!
Për të gjithë personat me ekspuls apo deportime është e nevojshme të procedohet me fshirjen e të dhënave nga sistemi nëpërmjet avokatit.
Menjëherë sapo klienti na kontaktoi, u bisedua më tej mbi detajet e cështjes në zyrën tonë.Klienti e kishte ndalesën e tij akoma aktive dhe përse drejt përfundimit. Ai kishte siguruar një kontratë pune në një shtet tjetër të Zonës Shengen. Menjëherë u përpiluan kërkesat e nevojshme duke iu bashkangjitur dhe një kopje të kontratës.
Autoritetet Belge menjëherë pas mbërritjes së dokumentave nga ana jonë na bënë me dijë që cështja po shqyrtohet dhe na pajisën më pas me dokumentin i cili provonte fshirjen nga ana e tyre para afatit të ekspulsit! Klienti ynë tashmë është shumë i gëzuar dhe i lehtësuar për përfundimin e cështjes së tij nga avokatet dhe mund të nisi me procedurat e lejes së punës pa asnjë problematikë në lidhje me ndalesën e tij. Kemi krijuar kështu një miqësi të gjatë dhe frytdhënëse me klientin tonë.
Ne, si avokat i juaj ju ndihmojmë me cdo problem tuajin, duke nisur nga verifikimet në sistem në kohë reale brenda javës e deri në fshirjen e të dhënave nga sistemi SIS e ai shqiptar TIMS pas përfundimit të afatit të ndalesës apo dhe PARA PËRFUNDIMIT të afatit/rinovimit në disa raste specifike.
Kjo është mundësia juaj! Përfitoni dhe rezervoni konsultën tuaj në kontaktet tona si më poshtë :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 066 / 068 80 65 055
Adresa: Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati 2. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001