Nga Asistente Zyre
Xhenis Tufa

CËSHTJE E SUKSESSHME EKSPULSI – KLIENTI B.K

Cdo ditë në zyrën tonë mbërrijnë përgjigje pozitive me dokument fizik për personat me ndalesa në Zonën Shengen.
E rradhës ishte përgjigjja e marrë për klientin tonë me iniciale B.K , i cili kishte një ekspuls me afat të rinovuar me shtetin Italian.

Klientit i nevojitej dokumenti i fshirjes së ekspulsit për të udhëtuar lirshëm, që sigurohet nga avokati, në këtë rast nga zyra ligjore Ceci Corp Attorneys. Sepse pa dokumentin që ne sigurojmë, për shkak të VKM-së së re të gjithë shtetasit shqiptar të deportuar, me ndalesë apo të klasifikuar si persona të rrezikshëm do duhet të ndalohen në pikën kufitare për kontroll të imtësishëm dhe nuk do lejohen të kalojnë pa këtë vërtetim që zyra jonë e avokatisë ofron.

Klientit tashmë dhe përse afati ishte përfunduar i ndalesës, sërish kishte pengesë për të udhëtuar. Duke qënë se nuk kishte ndërmarrë veprime për ta fshirë ekspulsin nga sistemi sapo i përfundoi afati, atij i ishte rinovuar ndalesa.

 Ndaj gjithmonë është e rëndësishme të procedohet menjeherë me avokat sapo përfundon afati ekspulsit për të mos lënë hapësira për rinovime, në mënyrë që dhe cështja të mos tejzgjatet.
 Gjithsesi sapo na kontaktoi klienti i caktuam konsultën në zyrë dhe proceduam menjëherë me pregatitjen e dokumentave, kërkesave, prokurën dhe me të gjitha hapat e tjerë për ta përmbyllur cështjen me sukses në një kohë sa më të shpejtë.

Përgjigjja e autoriteteve sic shihet dhe në foton e mëposhtme e përkthyer na mbërriti në zyren tonë, me aprovim të kërkesës dhe me dokument zyrtar me vulat përkatëse të shtetit. Pas përkthimit e noterizimit të dokumentit klienti mund të udhëtojë lirisht nga cdo doganë shqiptare apo të huaj pa asnjë problem falë Studio Ligjore Ceci Corp!

Ne, si avokat i juaj ju ndihmojmë me cdo problem tuajin, duke nisur nga verifikimet në sistem në kohë reale brenda javës e deri në fshirjen e të dhënave nga sistemi SIS e ai shqiptar TIMS pas përfundimit të afatit të ndalesës apo dhe PARA PËRFUNDIMIT të afatit/rinovimit në disa raste specifike.

Kjo është mundësia juaj! Përfitoni dhe rezervoni konsultën tuaj në kontaktet tona si më poshtë :

Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 066 / 068 80 65 088
Adresa: Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati 2. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001