Nga Avokate
Anxhela Lami

CESHTJE EKSPULSI – KLIENTI A.R

Sapo ka mbërritur përgjigjja pozitive nga apelimi në shtetin gjerman për cështjen e klientit tonë me iniciale A.R! Klienti ynë kishtë marrë një ekspuls me afat 30 muaj. Ekspulsi vazhdonte të rinovohej për shkak se kërkesa e duhur nga avokati nuk ishte bërë për fshirjen e ndalesës si dhe shteti nuk dinte nëse personi ishte kthyer në Shqipëri apo jo pas ekspulsit.

Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys, falë punës serioze dhe profesionalizmit si avokat arriti ta finalizojë cdo procedurë në mënyrën më të mirë të mundshme!

Për të gjithë personat me ekspuls apo deportime është e nevojshme të procedohet me fshirjen e të dhënave nga sistemi nëpërmjet avokatit.

Dokumentat e nevojshme nga ana juaj për raste rinovimi janë pashaporta, dëshmia e penalitetit, hyrjet daljet nga Shqipëria ashtu si dhe dokumenta të tjera ekstra sipas rastit. Të gjitha të tjerat si prokura, kërkesat e nevojshme, përkthimet, noterizimet, vulat apostile dhe dërgesat me postë realizohen nga zyra e avokatisë Ceci Corp Attorneys në kohë rekord!

Përgjigjja e autoriteteve  na mbërriti në zyren tonë të avokatisë, brenda 5 javëve me aprovim të kërkesës dhe me dokument zyrtar me vulat përkatëse të shtetit. Pas përkthimit e noterizimit të dokumentit që sigurohet nga avokati në formatin e mëposhtën, klienti mundi të udhëtojë lirisht nga cdo doganë shqiptare apo të huaj!

Ne, si avokat i juaj ju ndihmojmë me cdo problem tuajin, duke nisur nga verifikimet në sistem në kohë reale brenda javës e deri në fshirjen e të dhënave nga sistemi SIS e ai shqiptar TIMS pas përfundimit të afatit të ndalesës apo dhe PARA PËRFUNDIMIT të afatit/rinovimit në disa raste specifike.

Kjo është mundësia juaj! Përfitoni dhe rezervoni konsultën tuaj në kontaktet tona si më poshtë :

Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 066 / 068 80 65 055
Adresa: Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati 2. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001