Nga Avokate
Anxhela Lami

CESHTJE EKSPULSI – KLIENTI A.C

Cdo ditë në zyrën tonë mbërrijnë përgjigje pozitive me dokument fizik për personat me ndalesa në Zonën Shengen. E rradhës ishte përgjigja për klientin tonë me iniciale A.C, i cili kishte ekspuls me shtetin Italian. Klienti e kishte marrë ndalesën për arsye të ligjore, për një afat 3 vjecar për të gjithë Shengenin.

Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys, falë punës serioze dhe profesionalizmit si avokat arriti ta finalizojë cdo procedurë në mënyrën më të mirë të mundshme!

Klientit tashmë dhe pse i kishte përfunduar afati në teori përsëri nuk ishte i lirë për të udhëtuar dhe i nevojitej procedura e fshirjes së të dhënave nga sistemi.
Sapo na kontaktoi i caktuam konsultën në zyrë dhe proceduam menjëherë me pregatitjen e dokumentave, kërkesave të ndryshme, prokurën dhe me të gjitha hapat e tjerë për ta përmbyllur cështjen me sukses në një kohë sa më të shpejtë.
 Përgjigjja e autoriteteve Italiane na mbërriti në zyren tonë, me aprovim të kërkesës brenda 6 javëve me dokument zyrtar me vulat përkatëse të shtetit. Pas përkthimit e noterizimit të dokumentit klienti mund të udhëtojë lirisht nga cdo doganë shqiptare apo të huaj pa asnjë problem!

Ne, si avokat i juaj ju ndihmojmë me cdo problem tuajin, duke nisur nga verifikimet në sistem në kohë reale brenda javës e deri në fshirjen e të dhënave nga sistemi SIS e ai shqiptar TIMS pas përfundimit të afatit të ndalesës apo dhe PARA PËRFUNDIMIT të afatit/rinovimit në disa raste specifike.

Kjo është mundësia juaj! Përfitoni dhe rezervoni konsultën tuaj në kontaktet tona si më poshtë :

Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 066 / 068 80 65 055
Adresa: Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati 2. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001