Nga Asistente Zyre
Xhenis Tufa

Aplikim vizash

Dhe përse me aktivitet të kufizuar tashmë ambasadat janë të hapura në kushte strikte dhe ne mund të nisim me aplikimet dhe rezervimet e takimeve për klientët tanë!
Ceci Corp Attorneys ju ofron konsulencë dhe ndjek hap pas hapi procedurat e aplikimit për viza turistike, studimesh, pune, bashkime familjare etj në të gjitha shtetet. Cdo shtet ka specifikat e veta dhe komplekse, si dhe jo i gjithë informacioni i nevojshëm gjendet online ndaj ju duhet të konsultoheni me ne paraprakisht në mënyrë që aplikimi të shkojë ashtu sic duhet!

Por si funksionon gjithcka? Fillimisht klienti paraqit preferencat e tij se ku dëshiron të emigrojë dhe mbi cfarë baze( turizëm, punë, studime, bashkim familjar) dhe zyra jonë e pajis me një fletë informacioni mbi të gjitha dokumentat që i nevojetet për të nisur me aplikimin.

Sapo klienti i mundëson dokumentat, ato përkthehen, noterizohen e pajisen me vulë prefekture e apostile dhe më pas nisen procedurat e aplikimit. Kohëzgjatja dhe pagesat variojnë sipas shtetit dhe ambasadës përkatëse dhe të gjitha këto i bëhen me dije klientit paraprakisht dhe janë të specifikuara në marrveshjen të firmosur e vulosur mes zyrës dhe klientit, ku secila palë pajiset me një kopje.

Zyra jonë ju informon në lidhje me te gjitha procedurat përkatëse, dokumentacionet, kohëzgjatjen dhe pagesat për t’jua bërë aplikimin dhe procesin sa më të lehtë dhe të kënaqshëm klientëve tanë. Cdo rast është unik në vetvete dhe cdo shtet ka specifikat e veta ndaj mos hezitoni të na kontaktoni për cdo pyetje apo informacion lidhur me cështjen tuaj.

Drejtohuni pranë Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 066 / 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga e Barrikadave, Pallati nr.18, Kati 3 (Pranë Aleancës franceze ose Pasticerisë Mon Amour)
Tirana, Albania 1001