Joana Gllavina
Gjithmonë efikase në punën e saj, e dedikuar dhe e motivuar drejt suksesit e performancës së lartë në kompani ajo përcjell një kontribut të madh.
Juriste
Znj. Gllavina ka lindur më 15.10.1989, në Elbasan. Është e punësuar pranë nesh si Asistente ligjore . Ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Elbasanit, në degën Ekonomia dhe e Drejta.
Po ashtu është diplomuar në nivelin e studimeve Master dega Business Law në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë me rezultate shumë të mira nga ku merr titullin juriste.
Përkushtimi dhe korrektësia e saj gjatë ushtrimit të detyrave që i përkasin, bën që vijimësia e punës të jetë gjithmonë si duhet. Znj. Gllavina është në kontakt të përhershëm me klientë aktual dhe potencial të kompanisë, qofshin ata klientë individ apo biznes.
Gjithashtu është gjithmonë e integruar në administrimin dhe mbarëvajtjen e zyrës si dhe në asistimin e punëve të përditshme në kompani duke suportuar në kërkime të ndryshme per kompanine, përgatitje të dokumentacioneve, dosjeve dhe mbledhjeve të përditshme.