Nga Av.
Anxhela Lami

Cështjet Penale

Zyra jonë e profilizuar dhe në të drejtën penale me përfaqësuese Avokate Anxhela Lami  është maksimalisht e fokusuar në mbrojtjen ligjore dhe respektimin e të drejtave të klientëve.

Studio ligjore Ceci Corp Attorneys ofron konsulencën e ndihmën e duhur që në momentet e para të ndjekjes penale si dhe është aty në cdo moment për tu konsultuar dhe për tu dhënë ndihmë ligjore të specializuar!

Përvecëse konsulencës ligjore ne ofrojmë përplim të kërkesave fillestare, përfaqësim të klientëve përpara të gjitha organeve dhe autoriteteve përkatëse, Prokurorisë, Gjykatës etj si dhe ankimim të vendimeve që ndërmerr organi i akuzës duke paraqitur prova në favor të personave të ndaluar.

Gjithashtu ju përfaqësojmë denjësisht në cështjet që lidhen me kërkesat për falje, uljen e dënimit, lirimit me kusht apo ekstradimin e transferimin e të dënuarve.

Neni 1 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë shprehet se : Legjislacioni procedural penal ka për detyrë të sigurojë një procedim të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor, të mbrojë liritë personale dhe të drejtat e interesat e ligjshme të shtetasve, të ndihmojë për forcimin e rendit juridik dhe zbatimin e Kushtetutës e të ligjeve të shtetit. Ndaj zyra e avokatisë Ceci Corp është në shërbimin tuaj për ti garantuar këto të drejta!

Por cili është procesi që ndjek përgjithësisht cështja penale?

Fillimisht kemi të bëjmë me ndjekjen penale, kryerjen e hetimeve dhe ngritjen e akuzës nga prokuroria. Nisja e hetimit nis gjithmonë me mbikëqyrjen e prokurorisë kryesisht ose me kërkesë të viktimës. Në përfundim të hetimeve prokurori vendos të mos fillohet me procedimin, të pushojë hetimi mbi cështjen, kërkon pushimit të akuzës/cështjes ose dërgim të cështjes në gjygj. Pas mbarimit të seancës gjygjësore dhe shqyrtimit të cështjes gjykata merr vendimin përkatës i cili mund të ankimohet nga ne në Gjykatën e Apelit ose Rekurs në Gjykatën e Lartë.

Nëse dhe ju keni një cështje penale për të ndjekur mos hezitoni të na kontaktoni për cdo pyetje që keni.

 Besojini Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys, partnerit dhe avokatit më të sigurt në asistimin e cështjes tuaj duke evidentuar cdo shkelje në bazë të ligjit dhe kodeve përkatëse si dhe në përfaqësimin tuaj denjësisht në gjykatë duke u bërë zëri juaj !

Drejtohuni pranë Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001