Nga Jurist
Edison Lami

Mbi Divorcet

Martesa juaj po shkon drejt fundit dhe zgjidhja më e mirë në këto momente është divorci por jeni të shqetësuar mbi ndarjen e kujdestarisë së fëmijëve apo pasurisë tuaj ?

Divorci, i njohur gjithashtu si shpërbërja e martesës, është procesi i ndërprerjes së martesës ose bashkimit martesor. Kjo zakonisht përfshin anullimin ose riorganizimin e detyrave ligjore dhe përgjegjësive të martesës, duke shpërndarë kështu lidhjet e martesës midis një çifti të martuar nën sundimin e ligjit të një shteti.

Pas një martese të konsumuar dhe me probleme, divorci është zgjidhja më e mirë për të dyja palët, sidomos kur kanë dhe fëmijë në mes.

Qytetarët para dhe pas divorcit janë të painformuar për procedurat ligjore, posaçërisht për zgjidhjen e pasojave te martesës, ç’ka sjellë konfuzion te secili prej tyre e për këtë arsye suporti dhe mbështetja e një avokati u siguron te gjithëve një mbrojtje te efektshme si dhe zgjidhjen e pasojave në kohën dhe mënyrën e duhur.

Në rastet e zgjidhjes së martesës me marrëveshje e pëlqim paraprak e gjithë procedura gjyqësore fillon me paraqitjen e një kërkese të përbashkët të të dy bashkëshortëve të përfaqësuar nga ne së bashku dhe me detajet e rëna dakord.

Në rastet me kërkesën e vetëm njërës palë, duhen provuar shkaqe të ndryshme si grindjet, keqkuptimet, dhuna apo cdo shkak tjetër që konsiderohet i nevojshëm për zgjidhjen e martesës. Seanca e parë gjygjësore konsiston në seancën e pajtimit nëse mardhënia mes palëvë mund të përmirësohet dhe më pas kalohet në fazat e tjera.Ky rast fatkeqësisht është më i hasuri në vendin tonë.

Rasti tjetër konsiston në jetesën në distancë të ciftit, në afat minimalisht 3 vjecar ku pala që kërkon zgjidhjen e martesës duhet të paraqesë në gjykatë kërkesë padinë në mënyrë që të shqyrtohet nga ana e gjykatës e më pas të vijohet me procesin.

Nëse dhe ju keni një rast të tillë gjithashtu mund t’i jepni fund shqetësimit tuaj duke u drejtuar në zyrën tonë të avokatisë, ku përfaqësimi dhe përforcimi i zërit tuaj në gjykatë mundësohet denjësisht nga avokatet tona!

Gjithashtu ju mund të shkoni në gjykatë vetëm për pak herë me avokat në rastet e divorcit me marrëveshje.
Jeni të mikpritur në Studio ligjore Ceci Corp Attorneys për të ndjekur konsulencat tona dhe për të marrë realisht atë që ju kërkoni!

Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys ju asiston për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)