Nga Asistente Zyre
Xhenis Tufa

Mbi Divorcet

Jeni të shqetësuar për ndarjen e pasurisë, kujdestarinë e fëmijëve apo detajeve të tjera që vijnë për shkak të divorcit? Zyra e avokatisë Ceci Corp, është këtu për ju!

Divorci, i njohur gjithashtu si shpërbërja e martesës, është procesi i ndërprerjes së martesës ose bashkimit martesor. Kjo zakonisht përfshin anullimin ose riorganizimin e detyrave ligjore dhe përgjegjësive të martesës, duke shpërndarë kështu lidhjet e martesës midis një çifti të martuar nën sundimin e ligjit të një shteti.

Ligjet e divorcit ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në mbarë botën, por në shumicën e vendeve divorci kërkon sanksionimin e një gjykate ose autoriteti tjetër në një proces ligjor, që mund të përfshijë çështjet e shpërndarjes së pasurisë, kujdestarinë e fëmijës, përkrahja bashkëshortore, vizita/qasja e fëmijëve, koha e prindërimit, mbështetja e fëmijëve dhe ndarja e borxhit.

Qytetarët në Shqipëri para dhe pas divorcit janë të painformuar për procedurat ligjore, posaçërisht për zgjidhjen e pasojave te martesës, ç’ka sjellë konfuzion te secili prej tyre e për këtë arsye suporti dhe mbështetja e një avokati u siguron te gjithëve një mbrojtje te efektshme si dhe zgjidhjen e pasojave në kohën dhe mënyrën e duhur.

Një tjetër problematikë që e vështirëson një proces gjyqësor, janë zvarritjet dhe shtyrjet e seancave. Kryesisht janë gjykime që zgjasin, derisa të mbarojnë të gjitha fazat e gjyqësorit. Nga ana jonë përfaqësimi bëhet në çdo rast me avokat dhe ky përfaqësim nuk mungon kurrë. Ka çështje që zgjidhen që në shkallën e parë dhe nuk bëhet ankim por avokatet tona ndjekin cdo shkallë gjyqësori në rast se është e nevojshme.

 

Nëse dhe ju keni një rast të tillë gjithashtu mund t’i jepni fund shqetësimit tuaj duke u drejtuar në zyrën tonë të avokatisë, ku përfaqësimi dhe përforcimi i zërit tuaj në gjykatë mundësohet denjësisht nga avokatet tona!

Gjithashtu ju mund të shkoni në gjykatë vetëm për pak herë me avokat në rastet e divorcit me marrëveshje.
Jeni të mikpritur në Studio ligjore Ceci Corp Attorneys për të ndjekur konsulencat tona dhe për të marrë realisht atë që ju kërkoni!

Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys ju asiston për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)