Nga Avokate
Anxhela Lami

Largimet nga puna

Jeni të pushuar nga puna padrejtësisht apo keni konstatuar shkelje të të drejtave tuaja në ambjentin e punës?
Zyra jonë e avokatisë është këtu për ju!

Mbërritja e epidemisë në Shqipëri dhe kriza ka lënë shumë punonjës të papunë. Turizmi është sektori i parë që paralajmëroi shkurtime masive, por dhe shumë sektorë të tjerë kanë ndjekur këtë rrugë ku punonjësit janë mëse të revoltuar.
Nëse kontrata zgjidhet pa shkaqe të arsyeshme, punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit në gjykatë me anë të Studio Ligjore Ceci Corp, brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit të njoftimit.

Problemet në punë lindin nga njohja e pakët e ligjit përkatës nga ana e punëmarrësit dhe zgjedhja e mos-reagimit për shkak se individët e dinë që jo cdo gjë funksionon ashtu sic duhet dhe është e vështirë për t’i shkuar cështjes deri në fund me sukses, kjo dhe për shkak të zvarritjeve nga organet kompetente.

Mos-reagimet ndodhin në situata të tilla si psh: kur shkelen të drejtat duke filluar që nga oraret e tejzgjatura, ngacmimet në punë, mos dhënia e pagës, pushimi nga puna pa arsye etj.

Kodi i Punës, Ligji “Për shërbimin Civil” dhe dispozita të tjera ligjore e nënligjore përbëjnë një bazë të mirë ligjore për rregullimin e marrëdhënieve të punës dhe për t’i mbrojtur punëmarrësit nga largimet abuzive nga puna.

Konfliktet e mundshme në këtë drejtim mund të zgjidhen me mirëkuptim nga palët, në të kundërt ata mund t’i drejtohen me avokat, sipas rastit, Komisionit të Shërbimit Civil dhe gjykatës kompetente, vendimet e formës së prerë të të cilëve janë të detyrueshme për zbatim nga palët.

Në Shqipëri shkelje të të drejtave në ambjentin e punës ndodhin cdo ditë, shkaktuar nga mos-egzistenca e një kontrate pune të detajuar mes punëdhënësit e punëmarrësit ku specifikohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet e të dyja palëve si dhe kushtet e punës dhe për shumë cedime të tjera.

Por ju mos u shqetësoni! Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys, me avokatet më të profilizuar ju asiston duke evidentuar cdo shkelje në bazë të Kontratës Individuale të Punës dhe Kodit të Punës si dhe ju përfaqëson denjësisht në gjykatë kundër punëdhënësit tuaj duke e cuar cështjen deri në fund!

Drejtohuni pranë Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDESITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001