Çështjet e të drejtave të pronësisë vazhdojnë të konsiderohen sot një shqetësim madhor lidhur me zhvillimin e përgjithshën të ekonomisë shqiptare. Tregu i pasurive të paluajtshme gjendet në mënyrë konstante përballë sfidash të ndryshme që në një numër të konsiderueshëm të rasteve origjinojnë nga mungesa e një sistemi të qartë administrimi të të drejtave mbi pronësinë.
Zyra jonë e avokatisë ofron konsulencë të detajuar mbi këto probleme me të gjithë informacionin e duhur për mënyrat e veprimit dhe afatet përkatëse të cilat janë shumë të rëndësishme në pajisjen e pronarëve të pronave të paluajtshme me titullin e pronësisë
Regjistrimi i një pasurie të paluajtshme i jep personit si individ, si bashkëpronar apo si përfaqësues i familjes, të drejtën për të disponuar këtë pasuri të paluajtshme në përputhje me ligjin. Çdo kontratë apo dokument tjetër që ka efekt mbi të drejtat mbi pasuritë e paluajtshme duhet të paraqiten për regjistrim jo më vonë se tridhjetë ditë nga koha e realizimit.
Ne si avokat gjithashtu ofrojmë përfaqësim pranë organeve administrative dhe instancave të sistemit gjyqësor, në lidhje me problemet ligjore që kanë të bëjnë me:
• Regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pajisjen me titullin e pronësisë, si dhe çdo problem tjetër, që ka lidhje me pronat e paluajtshme.
• Ndjekjen e të gjitha proçedurave ligjore për investime në pasuri të paluajtshme.
• Proçedurat që duhen ndjekur për shitjen e pasurive të paluajtshme, marrjen me qira, shfrytëzimin, servitutet etj.
• Konsulencë juridike në lidhje me fitimin e pronësise, proçedurat që duhet të ndiqen në rastin e fitimit te pasurive me parashkrim fitues, si dhe regjistrimin e tyre në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Falë eksperiencës sonë dhe bashkëpunimeve të frytshme me avokat, koleg dhe ekspert të fushës studio ligjore Ceci Corp u mundëson pajisjen me titullin e pronësisë dhe u asiston me cdo detaj lidhur me pronat e paluajtshme. Drejtohuni pranë nesh për t’i dhënë fund problemeve ligjore e tejzgjatjeve të cështjes suaj!
Studio Ligjore Ceci Corp Attorneys ju asiston për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash
NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!
Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati 2. (Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001