Nga Avokate/Administratore
Anxhela Lami

Probleme me pensionin

Keni shqetësime se ju ka ardhur koha e pensionit por keni probleme me njohjen e disa viteve punë apo jeni një ish ushtarak dhe nuk ju njihen disa vite pune për të përfituar pensionin?
Zyra jonë e avokatisë është këtu për ju! 

Problematika që ngrihet në ankesat e qytetarëve lidhur me sigurimet shoqërore vijojnë të jenë prezente.

Ankesa janë të lidhura me masën e përfitimit të pensionit të pleqërisë, mosnjohjen e vjetërsisë në punë, mosdhënien e invaliditetit nga Komisionet Mjekësore të Caktimit të Aftësisë për Punë, mospërfitimin e shtesave të pensionit të pleqërisë, mosnjohjen si periudhë sigurimi të viteve të dënimit me burg jo politik, mosmarrje përgjigje për kërkesat për rishqyrtim të pensionit të pleqërisë apo dhe të shqyrtimit të kërkesave ankimore ndaj vendimeve të Degëve te Përfitimeve pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore.

Por ankuesit kryesisht për shkak të mosnjohjes së ligjit përkatës nuk kanë konsumuar shkallët e ankimit administrativ në Komisionet e Apelit pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore si dhe në Komisionin Qendror të Apelit pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Gjithashtu dhe kur qytetarët janë interesuar pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ata kanë marrë përgjithësisht përgjigje në mënyrë verbale dhe jo shkresore, duke mos u qartësuar për kërkesat e tyre dhe duke mos krijuar një bazë për cështjen e tyre ligjore.

Në këto raste ndihma juridike e avokateve tona pranë Zyrës së Avokatisë Ceci Corp ka qënë e favorshme duke i dhënë mundësinë qytetarëve përfitimin e të drejtave të tyre të mohuara prej kohësh.

Ejani pranë zyrës sonë për të ndjekur të gjitha konsulencat dhe hapat e duhura për të zgjidhur problemin tuaj dhe lijani në dorë Ceci Corp Attorneys, partnerit dhe avokatit më të sigurt në fushën e ligjit, fitimin e të drejtave tuaja dhe përfaqësimin në gjykatë denjësisht!

Drejtohuni pranë Ceci Corp Attorneys për asistim në cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel : 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
 Tirana, Albania 1001