Nga Asistente Zyre
Xhenis Tufa

Mbi cështjet penale

Zyra jonë me përfaqësuese avokate Anxhela Lami të profilizuar në të drejtën penale është maksimalisht e fokusuar në mbrojtjen ligjore dhe respektimin e të drejtave të klientëve. 
Studio ligjore Ceci Corp Attorneys ofron konsulencën e ndihmën e duhur që në momentet e para të ndjekjes penale si dhe është aty në cdo moment për ju!

Përvecëse konsulencës ligjore ne ofrojmë përplim të kërkesave fillestare, përfaqësim të klientëve përpara të gjitha organeve dhe autoriteteve përkatëse, Prokurorisë, Gjykatës etj si dhe ankimim të vendimeve që ndërmerr organi i akuzës duke paraqitur prova në favor të personave të ndaluar.
Gjithashtu zyra jone e avokatisë ju përfaqëson denjësisht në cështjet që lidhen me kërkesat për falje, uljen e dënimit, lirimit me kusht apo ekstradimin e transferimin e të dënuarve.

Por cili është procesi që ndjek përgjithësisht cështja penale?

Fillimisht kemi të bëjmë me ndjekjen penale, kryerjen e hetimeve dhe ngritjen e akuzës nga prokuroria.
Nisja e hetimit nis gjithmonë me mbikëqyrjen e prokurorisë kryesisht ose me kërkesë të viktimës.
Ndjekja penale, kryerja e hetimeve dhe ngritja e akuzës për një vepër penale në gjykatë është në kompetencë të organit të akuzës, prokurorisë, përveç rasteve kur akuzues është i dëmtuari akuzues për disa vepra të posaçme me rrezikshmëri të ulët.
Prokuroria merr dijeni për veprën penale me iniciativën e vet, me njoftimin nga policia ose dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët.

 Në përfundim të hetimeve prokurori vendos të mos fillohet me procedimin, të pushojë hetimi mbi cështjen, kërkon pushimit të akuzës/cështjes ose dërgim të cështjes në gjygj. Pas mbarimit të seancës gjygjësore dhe shqyrtimit të cështjes gjykata merr vendimin përkatës i cili mund të ankimohet nga ne në Gjykatën e Apelit ose Rekurs në Gjykatën e Lartë.

Nëse dhe ju keni një cështje penale për të ndjekur mos hezitoni të na kontaktoni për cdo pyetje që keni. Besojini Ceci Corp Attorneys, partnerit dhe avokatit më të sigurt në asistimin e cështjes tuaj duke evidentuar cdo shkelje në bazë të ligjit dhe kodeve përkatëse si dhe në përfaqësimin tuaj denjësisht në gjykatë duke u bërë zëri juaj !

Drejtohuni pranë Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001