Nga Asistente Zyre
Xhenis Tufa

Mbi largimet e padrejta nga puna

Jeni të pushuar nga puna padrejtësisht apo keni konstatuar shkelje të të drejtave tuaja në ambjentin e punës?
Zyra jonë e avokatisë është këtu për ju!

Zgjidhja e kontratës është shprehje e vullnetit të njërës palë në mënyrë të njëanshme dhe e detyrueshme për njoftim palës tjetër, duke respektuar formën dhe afate të caktuara për njoftim.

Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit që të dëmshpërblejë punëmarrësin me maksimumin e pagës që do t’i takonte për një vit punë, e cila i shtohet edhe pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit.
Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim.

Punëmarrësi ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim nga punëdhënësi, në rast të shkeljes së të drejtave të tij, deri brenda një periudhe prej 3 vjetësh. Sidoqoftë, për zgjidhjen e kontratës pa shkaqe të justifikuara, punëmarrësi duhet ta ngrejë padi kundër punëdhënësit, në gjykatën kompetente, brenda 180 ditëve nga dita e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës. Në rastin kur motivi i pajustifikuar është zbuluar pas kalimit të këtij afati, punëmarrësi duhet të ngrejë padinë brenda 30 ditëve nga dita e zbulimit të këtij motivi.

Në Shqipëri shkelje të të drejtave në ambjentin e punës ndodhin cdo ditë, shkaktuar nga mos-egzistenca e një kontrate pune të detajuar mes punëdhënësit e punëmarrësit ku specifikohen të gjitha të drejtat dhe detyrimet e të dyja palëve si dhe kushtet e punës dhe për shumë cedime të tjera.

Por ju mos u shqetësoni! Ceci Corp Attorneys ju asiston duke evidentuar cdo shkelje në bazë të Kontratës Individuale të Punës dhe Kodit të Punës si dhe ju përfaqëson denjësisht në gjykatë kundër punëdhënsit tuaj duke e cuar cështjen deri në fund!

Drejtohuni pranë Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:

• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDESITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qëndra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001