Nga Asistente Zyre
Xhenis Tufa

Cështje penale për të ndjekur

Zyra jonë me përfaqësuese Av.Anxhela Lami të profilizuar në të drejtën penale është maksimalisht e fokusuar në mbrojtjen ligjore dhe respektimin e të drejtave të klientëve. Ne ofrojmë konsulencën e ndihmën tonë që në momentet e para të ndjekjes penale si dhe jemi aty në cdo moment për ju!

Përvecëse konsulencës ligjore ne ofrojmë përplim të kërkesave fillestare, përfaqësim të klientëve përpara të gjitha organeve dhe autoriteteve përkatëse, Prokurorisë, Gjykatës etj si dhe ankimim të vendimeve që ndërmerr organi i akuzës duke paraqitur prova në favor të personave të ndaluar.
Gjithashtu ju përfaqësojmë denjësisht në cështjet që lidhen me kërkesat për falje, uljen e dënimit, lirimit me kusht apo ekstradimin e transferimin e të dënuarve.
Procesi funksionon në mënyrë të tillë. Fillimisht kemi të bëjmë me ndjekjen penale, kryerjen e hetimeve dhe ngritjen e akuzës nga prokuroria. Pas mbarimit të seancës gjygjësore dhe shqyrtimit të cështjes gjykata merr vendimin përkatës i cili mund të ankimohet nga ne në Gjykatën e Apelit ose Rekurs në Gjykatën e Lartë!

Nëse dhe ju keni një cështje penale për të ndjekur mos hezitoni të na kontaktoni për cdo pyetje që keni. Besojini Ceci Corp Attorneys,partnerit më të sigurt në asistimin e cështjes tuaj duke evidentuar cdo shkelje në bazë të ligjit dhe kodeve përkatëse si dhe në përfaqësimin tuaj denjësisht në gjykatë duke u bërë zëri juaj !

Drejtohuni pranë Ceci Corp Attorneys për cështje të ngjashme ose cështje të tjera si:
• Civile
• Pasuri të paluajtshme
• Familjare
• Administrative
• Tregtare
• Kontrata
• Punësimi
• Emigracioni
• Intelektuale
• Penale
• Aplikim vizash

NE PËRFAQËSOJMË MUNDËSITË!

Na kontaktoni në :
Email : attorneys@ceci-corp.com
Cel: 068 80 65 055
Adresa: Studio Ligjore “Ceci Corp Attorneys”, Rruga Sami Frashëri, Qendra Metropol, Kati II. ( Përballë me Drejtorinë e Policisë Myslym Shyri)
Tirana, Albania 1001